Foto/ Një katapultë e stilit mesjetar është gjetur në kufirin Meksikë-Amerikë

administrator
Read Time59Seconds

Policët e kufirit të Shteteve të Bashkuara kanë gjetur një katapultë e stilit mesjetar e montuar në murin që ndan kufirin ndërmjet Meksikës dhe  Shteteve të Bashkuara, e projektuar për të hedhur pako me drogë përtej murit.

Pajisja u zbulua javën e kaluar në jug të Tucson në Arizona, kur agjentët e kufirit spikatën disa njerëz që u shpërndanë menjëherë sapo ata po afroheshin.

Nga kontrolli i zonës u zbuluan dy pako me kanabis që së bashku peshonin 21 kile që ishin gati për tu katapultuar. Katapulta ishte vendosur nga ana e kufirit meksikan. Asnjë arrest nuk është bërë ende.

Presidenti Trump është shprehur për ndërtimin e më shumë mureve në kufij, për të penguar trafiqet e drogës dhe të njerëzve. Trafikantët janë detyruar të gjejnë zgjidhje shumë kreative për kalimin e paligjshëm të kufirit duke përdorur Dronë, ura për makina, apo “topa”.

Trafikantët gjithashtu kanë ndërtuar dhe tynele. Në Mars autoritetet shtetërore zbuluan një tynel 380 m që fillonte në një restorant në Meksikë dhe përfundonte në një shpi në Kaliforni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Barack Obama, lideri më me shumë ndjekës në rrjetet sociale

Policët e kufirit të Shteteve të Bashkuara kanë gjetur një katapultë e stilit mesjetar e montuar në murin që ndan kufirin ndërmjet Meksikës dhe  Shteteve të Bashkuara, e projektuar për të hedhur pako me drogë përtej murit. Pajisja u zbulua javën e kaluar në jug të Tucson në Arizona, kur […]