Flisni me veten? Atëherë je një gjeni

administrator
Read Time1 Minute, 42 Seconds

Shpesh na ndodh që në një moment të ditës të vëmë re që fillojmë dhe flasim me veten. Kjo ndodh për arsye nga më të ndryshmet. Por nëse për një çast jeni trembur dhe jeni frikësuar nga kjo gjë, apo ndoshta keni menduar për një moment që mos u `çmendët`, mos u shqetësoni. Të folurit me veten është një porces që i ndodh çdokujt në jetën e përditëshme. Edhe gjeniu Albert Ajnshtajn fliste me veten e tij duke ja përsëritur vetes fjalitë me një ton të qetë.

Studimet thonë se ka tri arsye shumë të forta për këtë gjë. 20 njerëzve i`u dha emri i një objekti dhe nga ata u kërkua ta gjenin atë në market. Gjatë pjesës së parë të provës, kur ata qëndronin të qetë, e patën të vështirë ta gjenin objektin. Por kur filluan ta thonin emrin e tij me zë të lartë, gjërat filluan të lehtësoheshin.

Sipas studiuesve, kur emrat e gjërave thuhen me zë të lartë, nxitet memorja. Por kjo gjë funksionon vetëm nëse jeni familjarë me objektin, pra e njihni atë. Kur flisni me vete, arrini të bëni një organizim më të mirë. Psikologët kanë thënë se nervat tuaja qetësohen, mendimet qartësohen dhe arrini të merrni vendime më të mira.

Dhe së fundmi, kur ju përsërisni alternativat me veten tuaj bëhet më e thjeshtë edhe arritja e qëllimeve që i keni vendosur vetes. Duhet të konsideroni me veten tuaj çdo hap të procesit, për t’i bërë gjërat më konkrete. Papritur, gjërat do ju duken të realizueshme dhe do kuptoni që për çdo problem ka një zgjidhje.

Jo më kot edhe Ajnshtajn fliste me veten e tij. I vetmi person që di mirë se për çfarë keni nevojë, është vetja juaj. Mos e harroni, ju jeni miku më i mirë i vetes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kukësi kampion, shënon historinë në stadiumin “Zeqir Ymeri”

Shpesh na ndodh që në një moment të ditës të vëmë re që fillojmë dhe flasim me veten. Kjo ndodh për arsye nga më të ndryshmet. Por nëse për një çast jeni trembur dhe jeni frikësuar nga kjo gjë, apo ndoshta keni menduar për një moment që mos u `çmendët`, […]