Fjala e deputetit Ervin Bushati në Kuvend

Editor
Read Time6 Minutes, 32 Seconds

Fjala në seancën parlamentare dt.21.12.2018

“Të nderuar kolegë.
Të nderuar qytetarë.
Si fund viti dua t’ju uroja të gjithë qytetarëve shqiptar gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Më vjen mirë që në fund dëshira jonë politike u plotësua.
Salla sot është plot. Opozita mbas 6 muajsh bojkoti të pa sens të parlamentit, më në fund ka vendosur të kthehet. Ky është një lajm i mirë për shqiptarët sepse pavarësisht hyrjes dramatike që bëri me një akt të dënueshëm më goditjet më vezë, sot i është kthyer normalitetit dhe po bisedojmë, dialogojmë dhe kjo është në të mirë të demokracisë.
Qytetarët presin që nga ne të shohin pika bashkimi, jo pika ndarje, jo vetëm se është fundi vitit dhe duhen dhënë mesazhe pozitive sepse ne këtu paguhemi për të qenë në këtë sallë dhe për të dhënë më të mirën tonë dhe jo për të shfaqur pamje të rënda.
Kuvendi është bërë për të kuvenduar. Në qoftë se palët nuk flasin qytetarët vuajnë.
Ata që e vuajnë më shumë që duket këtu si show politik janë qytetarët. Amplifikohet çdo gjë që ndodh në këtë sallë. Në qoftë së këtu thuhet një fjalë e egër, atje thuhen 100 fjalë të egra.
Dhe nuk është ky momenti që ne të përçojmë tek qytetarët, të cilët kanë besim tek ne, për sa kohë besojnë në demokraci dhe votojnë , që ne nuk dimë ta bëjmë punën tonë dhe për më tepër nuk dimë të mbajmë përgjegjësitë si të rritur, si ata që zgjedhin për të drejtuar një vend.
Ne sot po flasim për një propozim të Partisë Demokratike, për të ndryshuar kushtetutën dhe për të pasur një lloj vetingu në politikë.
Ne si mazhorancë e kemi dhënë mendimin tonë, mendim ky i mbështetu dhe nga institucione ndërkombëtare. Në vitin 2016 ne bëmë ndryshimet kushtetuese, patëm mbështetjen e Ambasadës Amerikane, Bashkimit Evropian dhe çdo faktori apo aleatëve të partnerit strategjik që ne kemi.
Sot, ky që sillni ju nuk ka mbështetjen e askujt. Është vetëm një provë apo një tentativë e dyfishtë, për tu rikthyer në mënyrë dinjitoz në Kuvend sepse kemi bojkotuar për kaq kohë dhe duhej një kauz për të ardhur këtu dhe e dyta duhet treguar qytetarëve që keni një iniciativë politike.
Më vjen keq, por kjo nuk është e re. Ndryshimet kushtetuese kishin mbështetje të gjerë nga të gjithë partnerët. Sot, Komisioni Venecias, BE, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përshëndesin reformën në drejtësi. Kjo ka qenë një javë e rëndësishme. Çdo partner, iniciatorë, çdo aksioner i reformës në drejtësi, BE , Këshilli Evropës, SHBA, kanë përshëndetur në unison reformën në drejtësi.
Më në fund, shqiptarët dhe partnerët tanë mund të shohin frytet e një reforme, e cila zgjati, por u bë ashtu siç duhet dhe sot kemi një KLP dhe KLGJ, të cilat do të prodhojnë organe të pavarura ato që do të bëjnë drejtësi të pavarur nga klasa politike. Në qoftë se ne do të ndërmarrim dhe do t’ia heqim nga duart drejtësinë, atyre që duhet ta bëjnë, pra vetë drejtësisë, ne i bie të bëjmë një atentat jo vetëm në drejtësi, por dhe në demokraci. Nuk jemi zgjedhur ne për të qenë gjyqtar, prokurorë ose për të bërë veting. Ajo që doni të bëni ju sot është që mbasi drejtësia e ka nisur rrugën e saj të vendosni një gurë tjetër. Kanë qenë të gjithë partnerët tanë që kanë thënë që ju e keni paguar reformën në drejtësi, për të mos votuar ligjet që vinin mbas ndryshimeve kushtetuese. Dhe kjo që po bëni sot është një pengesë për dy arsye kryesore: Së pari, në nivel strategji ku nuk keni asnjë mbështetje. Së dyti, në të gjitha nivelet teknike, kjo nuk përbën sens.
Juve nuk ju duhet vetëm mbështetja e mazhorancës, por sot nuk ka një faktor ndërkombëtar që të mbështes këto ndryshime dhe ju e dini shumë mirë.
Ne ju kemi bërë thirrje dhe më parë për të ardhur kokë lart dhe për të kaluar ligje të rëndësishme. Ne ndaluam ligjin për bixhozin dhe nuk kishte rast më të mirë për opozitës sesa të vinte, për ta penguar atë. Nuk ishit gati sepse nuk ju linte hunda politike dhe vini sot vetëm se është fundi vitit dhe ju duhet një kauzë për të ardhur për të shpëtuar mandatet.
Ne qoftë se ju kishit merak për fondet, investime publike, arsimin duhet të vinit me kokën lart dhe të diskutonit në komisione. Pra, gjithmonë jeni në kohën e gabuar dh në vendin e gabuar. Sigurisht që ka problem. Kjo mazhorancë nuk është perfekt. Do të ishte shumë mirë në qoftë se opozita do bënte dhe ajo pjesën e saj sepse duke folur dhe argumentuar dhe mazhoranca mendon dhe reflekton, por dhe qeveria dëgjon dhe do të kishte më shumë ide të cilat do të mund ti zbatonte.
Në programin e PD në 2005, ka qenë që buxheti arsimit do bëhet 5% në raport me GDP dhe nuk e keni zbatuar në 8 vite. Sot 5% e GDP është sa gjithë investimet në vend.
Më vjen keq që opozita si somnambul të largohet nga sistemi demokratik. Ky nuk është një sistem politik, por një sistem demokratik. Ju jeni një parti e madhe dhe nuk mund të luftohet të merret vota jashtë sistemit. Por mund të ketë propozime, të cilat mund të aplikohen që sot për çështje të rëndësishme apo t’i tregojë qytetarëve sesi di ajo vetë ta ngrohi programin e vetë, por jo si një vezë, por ta ngrohi dhe të sjell tamam një propozim të vërtetë për qytetarët.
Sot, kemi një moment, kur mund të flitet më shumë për studentët dhe ne vijmë këtu dhe diskutojmë më shumë për veten. Po dhe unë kam edhe unë një propozim. Në qoftë se studentët paguajnë 6 mijë lekë të reja dhe qëndrojnë në konvikte, të cilat nuk janë në kushte të mira atëherë të shikohet mundësia që shteti të subvencion dhe gjysmën tjetër dhe të mblidhet 3 studentë dhe të marrin një shtëpi me qira. Sepse pak a shumë e njëjta pjesë paguhet dhe nga shteti. Po të marrësh energjinë elektrike, ujin, qiranë, ngrohjen shkon 6 mijë lekë të reja. Po të mblidhet 3 studentë me nga 12 mijë lekë të reja, me 36 mijë lekë të reja të mos të gjejnë një shtëpi ta marrin me qira. Nëse këto konvikte nuk certifikohen si të sigurta, si të pastra dhe të denja për qytetarët le ta marrin në një sistem jo direkt në para, por të transmetueshme, kuponë, që këto studentë të mblidhen dhe të marrin një shtëpi dinjitoz me qira deri sa të rregullohen konviktet.
Shpresoj që viti ardhshëm të jetë më konstruktiv. Nuk mendoj se ka kaq shumë gjëra që na ndajnë. Kodi duhet miratuar dhe ne ju kemi shtrire krahët. Ju kemi thënë propozoni çfarë të doni dhe hajde të shkojmë në zgjedhje sepse vota e qytetarëve është ajo që do të vendosi.
Ju faleminderit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Miku më i mirë i fëmijëve...

Fjala në seancën parlamentare dt.21.12.2018 “Të nderuar kolegë. Të nderuar qytetarë. Si fund viti dua t’ju uroja të gjithë qytetarëve shqiptar gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Më vjen mirë që në fund dëshira jonë politike u plotësua. Salla sot është plot. Opozita mbas 6 muajsh bojkoti të pa sens […]