Filmat më të suksesshëm bazuar në libra

Editor
Read Time3 Minutes, 39 Seconds

Është e zakonshme në industrinë e filmit që lexuesit mos ta pëlqejnë versionin filmik të përshtatur nga libri i tyre i preferuar. Megjithatë, ky lloj gjykimi nuk është absolut, përderisa ka pasur filma të përshtatur nga librat që kanë arritur të fitojnë miliona nga shikueshmëria. Dhjetë filmat më të suksesshëm, që në fakt janë adaptime librash janë këta :

10. Lord of the Rings: The Two Towers, 2002 – $1.16 miliard

Bazuar në pjesën e dytë e trilogjisë së librave Lord of the Rings nga autori J.R.R. Tolkien. Regjisori Peter Jackson bëri një punë të shkëlqyer duke fituar Oskar për efektet më të mira vizuale dhe editimin më të mirë të zërit.

9. Harry Potter and the Sorcerer’s Stone, 2001 – $1.25 miliard

Pjesa e parë e shtatë librave të Harry Potter nga shkrimtarja J.K. Rowling. Kompania Warner Bros pati shumë sukses me filmin e parë dhe vazhdoi me këtë ritëm, duke i përshtatur edhe gjashtë pjesët e tjera të librit në filma.

8. The Godfather, 1972 – $1.33 miliard

Disa ekspertë filmash e konsiderojnë filmin më të mirë të të gjitha kohërave. The Godfather pati për regjisor Francis Coppola dhe për aktorë Marlon Brando, Al Pacino dhe Robert Duvall. Konsiderohet një kryevepër dhe është e bazuar nga një roman i një autori italiano-amerikan të quajtur Mario Puzo. Fitoi Okar për filmin më të mirë, aktorin më të mirë dhe skenarin e përshtatur më të mirë.

7. Harry Potter and the Deathly Hallows Part II, 2011 – $1.33 miliard

Kjo ishte pjesa e fundit e serisë Harry Potter, përshtatur në librin nga J.K. Rowling. Ky film erdhi plot 10 vite pas filmit të parë dhe adhuruesit pritën në tenda jashtë kinemasë për ta parë atë. Konsiderohet më i suksesshmi nga 8 filmat e serisë.

6. Pinocchio, 1940 – $1.36 miliard

Walt Disney e përshtati historinë e djaloshit që i rritej hunda sa herë që tregonte një gënjeshtër në vitin 1940, bazuar në librin e Carlo Collodit nga 1883. Ishte filmi më i suksesshëm i kompanisë Disney në atë kohë, dhe vetëm i dyti i animuar. Fitoi Oskar për muzikën më të mirë orgjiniale dhe këngën më të mirë origjinale me titull When You Wish Upon A Star, këngë kjo që u bë përfaqësuese e kompanisë Disney.

5. Lord of the Rings: Return of the King, 2003 – $1.38 miliard

Ky film nga Peter Jackson, i treti me radhë sipas trilogjisë së Tolkien-it, tejkaloi të gjitha pritjet e kritikëve dhe adhuruesve. Return of the King është nominuar për plot 11 kategori, duke i fituar të gjithat, përfshirë çmimin për filmin më të mirë dhe regjisorin më të mirë. Ishte një sukses i artë.

4. The Jungle Book, 1967 – $1.4 miliard

Ky film ishte i filmi i fundit i animuar në të cilin punoi vetë legjenda Walt Disney dhe u lansua pas vdekjes së tij. Bazuar në librin nga autori Rudyard Kipling, filmi pranoi kritika pozitive megjithatë mendohet se fitimet e mëdha lidhen me nostalgjinë për humbjen e Walt Disney-t. Është një ndër filmat më të gjallë dhe më qesharakë të animuar.

3. 101 Dalmatians, 1961 – $1.63 miliard

Walt Disney nuk i ndahet kësaj liste. Ky është ndër filmat më të suksesshëm të tij. 101 Dalmatians është bazuar në romanin e shkruar në vitin 1956 nda autorja Dodie Smith. Filmi ka të bëjë me dy çifte, njerëz dhe qenë. Karakteristikë e këtij filmi për fëmijë ishte antagonistja interesante e quajtur Cruella De Vil.

2. The Exorcist, 1973 – $2.25 miliard

Në vitin 1971, autori William Peter Blatty shkroi romanin The Exorcist. Libri ishte tepër i frikshëm, por më i frikshëm ishte filmi të cilin e përpunoi regjisori William Friedkin. Pamjet e një personi të pushtuar nga djalli ende konsiderohen si më të frikshmet në këtë industri. Filmi u nominua në 10 kategori për Oskar dhe fitoi skenarin më të mirë të përshtatur. Ishte filmi i parë horror që nominohet për filmin më të mirë.

1. Gone With the Wind, 1939 – $6.52 miliard

Ky film është përshtatur sipas romanit nga autorja Margaret Mitchell. Ngjarja ndodhë në Luftën Civile në SHBA. Është filmi më i gjatë amerikan dhe kap një interval kohor prej katër orësh. Është nominuar për tetë çmime Oskar, ku aktorja Hattie McDaniel ishte aktorja më e mirë në rol dytësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ja çfarë haet për mëngjes në vende të ndryshme të botës

Është e zakonshme në industrinë e filmit që lexuesit mos ta pëlqejnë versionin filmik të përshtatur nga libri i tyre i preferuar. Megjithatë, ky lloj gjykimi nuk është absolut, përderisa ka pasur filma të përshtatur nga librat që kanë arritur të fitojnë miliona nga shikueshmëria. Dhjetë filmat më të suksesshëm, […]