Fëmijët përcjellin dashuri

Editor
Read Time1 Minute, 30 Seconds

Fëmijët e “Institutit të Nxënësve që nuk shikojnë” kanë organizuar dje një aktivitet me rastin e festave tëfundvitit.

Përmes një koncerti artistik, fëmijët arritën të shpërndajnë dashuri dhe dhuruan emocione të veçanta në prag të festave të fundvitit.

I pranishëm ishte edhe deputeti Ervin Bushati,  si gjithmonë i gatshem për aktivitete sociale në shërbimtë komunitetit.  

Përmes një postimi në rrjetet sociale, tregon se kuzhina e Institutit do të ofrojë kushte më të mira falë bashkëpunimit me biznesin privat.

“FËMIJËT JANË DASHURI ❤
Lulet që më dhuroi sot Pamela, nxënësja e klasës VIII të “Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë”, ishin më të mrekullueshmet që kam marrë ndonjëherë! 💐 💐 💐 
Shpirti i bukur e artistik i këtyre fëmijëve, që e dëshmojnë në çdo koncert,🎶 🎵hap zemrën e gjithkujt për të dhuruar vetëm dashuri. ❤
Falë kompanisë Lufra, kuzhina e Institutit do të ofrojë kushte më të mira duke kënaqur më shumë shijet e të vegjëlve. 👧🏻👦🏼🧒🏻
Falenderime të përzemërta e të ndjera për secilin nxënës të institutit për emocionet që na dhuroi sot, si dhe faleminderit për prezencën nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Z. Andi Seferi”, shkruan Bushati

Zemra e Tiranës është komunitet brenda Njësië nr.8. Ne do të jemi pjesë e aktiviteteve sociale, do t’i vijmë në ndihmë të gjithë personave që kanë nevoje në këtë njësi. Shumë shpejt, Zemra e Tiranës do të vijë me një projekt të ri, ku secili banor i njësië nr.8 dhe jo vetëm, do të mund të bëhet pjesë.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Fjala e deputetit Ervin Bushati në Kuvend

Fëmijët e “Institutit të Nxënësve që nuk shikojnë” kanë organizuar dje një aktivitet me rastin e festave tëfundvitit. Përmes një koncerti artistik, fëmijët arritën të shpërndajnë dashuri dhe dhuruan emocione të veçanta në prag të festave të fundvitit. I pranishëm ishte edhe deputeti Ervin Bushati,  si gjithmonë i gatshem për […]