Fatura e tërmetit/Bushati: Investimet publike dhe shërbimet ndaj qytetarëve nuk do të preken

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 34 Seconds

Qeveria do të shqyrtojë mënyra alternative për të financuar faturën e tërmetit të 26 Nëntorit, të cilën kryeministri e vlerëson në rreth 1 miliardë euro. Deputeti socialist, Ervin Bushati, propozon daljen në treg me një Eurobond të posaçëm për përballimin e situatës, krahas atij prej 500 milionë eurosh të planifikuar në maj. 

“Qeverisja i ka të gjitha mundësitë, pse jo mund të ketë dhe një Eurobond të targetuar që mund të jetë për rindërtimin e Shqipërisë dhe mund të ishte një ide që mund të shikohej dhe në tregjet ndërkombëtare si pritet. Mund të ketë mënyra dhe me biznese private, të cilat harmonizohen me shtetin, të marrin iniciativa dhe të ndërtojnë, pastaj mund të shikohet se si mund të jenë në sistem pikëzimi, bonusi apo qoftë dhe letrash me vlerë, të cilat qytetarët i marrin dhe i kanë të targetuara për shtëpi”, shprehu deputeti socialist.

Ndërkaq, Bushati ka deklaruar se shteti ka aftësinë paguese dhe investimet publike për shërbimet ndaj qytetarëve nuk do të preken. 

“Këto janë shërbime publike, janë njësoj si investime publike që ne nuk duhet të ridimensionojmë të gjithë jetën tonë sepse do të nënkuptonte të ndalonim rrugët, shërbimet e qytetarëve në shëndetësi, arsim dhe të tjera. Ne duhet ta shohim si një sfidë për të bërë më shumë, jo për t’i dhënë qytetarëve më pak’, theksoi kreu i PS Tiranë. 

Për të bërë këto ndërhyrje, qeveria më parë do të duhet të presë daljen e faturës përfundimtare dhe rezultatin e Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt. 

‘Zemra e Tiranës’

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Rama në Berlin/Merkel: Po punojmë për hapjen e negociatave

Qeveria do të shqyrtojë mënyra alternative për të financuar faturën e tërmetit të 26 Nëntorit, të cilën kryeministri e vlerëson në rreth 1 miliardë euro. Deputeti socialist, Ervin Bushati, propozon daljen në treg me një Eurobond të posaçëm për përballimin e situatës, krahas atij prej 500 milionë eurosh të planifikuar […]