Explorim drejt BE-së, Euronews Albania/ Deputeti Bushati, ska rrisqe- vetëm të mira.

Kledina Skëndo
Read Time2 Minutes, 39 Seconds


“Në mes të krizës së Coronavirusit, Bashkimi Evropian vendosi të hapë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ky është një lajm i mirë për të dy vendet, Ballkanin Perëndimor dhe për të gjithë Evropën”
Josel Borrell- Përfaqësuesi i Lartë / Zëvendës Presidenti i BE-së.

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ra dakord të martën 24/03/2020, për të hapur negociatat e pranimit në BE me Shqipërinë.

Me fillimin e negociatave të anëtarësimit, tani na pret një punë e madhe dhe hapja e bisedimeve të anëtarësimit ishte vetëm një hap i parë i një procesi intensiv. Para hapit drejt anëtarësimit të plotë duhet të ndodhin reforma të thella sociale, politike dhe ekonomike. 

Në reportazhin “Explorim drejt BE-së/ Euronews Albania”, të ftuar përfaqësues të qeverisë dhe ekspert në fushën e ekonomisë shprehen mendimet e tyre kritike për  “dritën jeshile” që ju dha vendit tonë.

I intervistuar Deputeti PS Ervin Bushati u shpreh se:

“Është realitet që të ardhurat mesatare për frymë, në konceptin e konvergjencës ashtu siç quhet në Ekonomi, pra që është bashkimi me të ardhurat mesatare, kërkon vërtet 50-vite.  Kjo nuk vlen vetëm për Shqipërinë, vlen dhe për vendet e tjera të rajonit. Dhe nëqoftëse ne përshpejtojmë rritjet ekonomike, pra nëse ne politikën dhe shtetin ligjor e vendosim në funksion të ekonomisë së tregut, patjetër që këto ritme mund të përshpejtohen.

Por bindja se anëtarësimi në BE do të ketë ndikim direkt në  ekonomi, çfarë po ndodh me biznesin shqiptar?

Shqipëria do jetë një shtet i cili do ti bindet rregullave të lojës së BE-se, do ketë shumë më tepër investime, do jetë pjesë e hartës të investitorëve.

Por edhe neve  duhet patjetër të punojme për të zgjeruar tregun tonë. Duhet ta pranojmë dhe duke e pranuar ne fillojmë ta projektojmë më mirë, duke  vendosur ca piketa. Tregu ynë është i vogël, vetem një treg i integruar ballkanik mund të jetë i leverdisshëm apo i lakmueshëm për kompanitë ndërkombëtare. 

Shqiptarët kanë qënë gati, sepse shqiptarët janë Europian. Fakti që shqiptarët perfomojnë mirë duke arritur gjithçka aty ku janë në Francë, Itali, Gjermani apo Angli. Ata janë qytetar model, kanë bizneset e tyre, të  janë integruar shumë shpejt në shoqëri. Shqiptarët në Europë blejnë shtëpi, hapin biznese dhe janë të konkurueshëm për kaq pak vite.

A ka rrezik për shoqerinë shqiptare ky proces?

S’mund të ketë rrisqje, ka vetem të mira. Hapja me tregjet është gjithmonë në të mirë të  ekonomisë. E provuar kjo që nga historia e njerëzimit, që nga shkëmbimet e para tregtare-  nëse mbyllen ekonomitë do të riktheheshim në një eksperiment njerëzor- shoqërore të dështuar. Siç e kemi parë në kohën e komunizmit, nuk mund ta mbyllësh dhe të kufizosh tregun.

https://youtu.be/D7d3T7yaJXs

    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Situata nga Covid-19/Rama: ‘Jo’ pagesa qirash nga biznesi i vogël, studentët dhe familjarët që kanë ndaluar punën

“Në mes të krizës së Coronavirusit, Bashkimi Evropian vendosi të hapë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ky është një lajm i mirë për të dy vendet, Ballkanin Perëndimor dhe për të gjithë Evropën” Josel Borrell- Përfaqësuesi i Lartë / Zëvendës Presidenti i BE-së. Këshilli i Çështjeve të […]