Euroleague: Fenerbahçe-Olympiakos në finale

administrator
Read Time1 Minute, 2 Seconds

Fenerbahçe dhe Olimpiakos janë dy skuadrat finaliste të edicionit të 17-të Euroligës në basketboll. Skuadra turke dhe ajo greke suprizuan në gjysëmfinale duke fituar respektivisht ndaj dy skuadrave që u rënditën në vendet e para gjatë sezonit të rregullt, Realit të Madridit dhe CSKA të Moskës.

Olympiakos eliminoi në gjysëmfinalen e parë CSKA e Moskës duke fituar 82-78. Grekët arritën një fitore të pabesueshme vetëm në periodën e fundit edhe pse u gjendën në disavantazh të 13 pikëve. Skuadrës Moskovite nuk i mjaftoi paraqitja e mirë e Teodosic që realizoi 23 pikë dhe Nando de Colo me 16 pikë. Pika e fortë e Olympiakosit ishin dy lojtarët Spanoulis dhe Printezis që realizuan 14 pikë.

Ndërkohë në Pallatin e Sportit “Sinan Erdem Dome” të Stambollit, Fenerbahce fitoi ndaj Realit të Madridit 84-75 duke mos e vënë asnjëherë në diskutim fitoren. Paraqitja e mirë e Sergio Llull me 28 pikë të shënuara dhe 8 asist nuk e ndihmoi skuadrën spanjolle të merrte një rezultat pozitiv. Për vendasit, të cilët kishin dhe publikun ne mbështetje,Udoh realizoi 18 pikë. Tashmë vëmendja spostohet ditën e dielë kur do të luhet finalja në orën 20:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Mesdhe, shpëtohen 4.400 emigrantë

Fenerbahçe dhe Olimpiakos janë dy skuadrat finaliste të edicionit të 17-të Euroligës në basketboll. Skuadra turke dhe ajo greke suprizuan në gjysëmfinale duke fituar respektivisht ndaj dy skuadrave që u rënditën në vendet e para gjatë sezonit të rregullt, Realit të Madridit dhe CSKA të Moskës. Olympiakos eliminoi në gjysëmfinalen […]