Ervin Bushati mesazh për studentët/ Dialogu ju shpëton nga kurthi partiak

Editor
Read Time1 Minute, 20 Seconds

Deputeti socialist Ervin Bushati, është i mendimit se protesta e studentëve është zaptuar nga forumet e PD dhe LSI.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati shprehet se vetëm dialogu do t’i shpëtojë studentët nga kurthi i ngritur nga dy partitë opozitare.

Sipas tij, artikulimi se studentët janë kundër dialogut është farsë e ngritur nga PD dhe LSI, por deputeti shprehet i sigurt se shumë shpejt studentët do të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit me qeverinë dhe universitetet do të shënojnë një faqe të re.

“ Demokraci pa #DIALOG?!

Për NE dialogu është shenjë e civilizimit, barazisë mes të ndryshmëve për të folur e dëgjuar njëri-tjetrin. Për të tjerë, është nevojë për të fituar argumentin duke dëgjuar mundësi të tjera. 
Po çfarë i pengon studentët të dialogojnë?
Apo mos vallë protestën e tyre e kanë zaptuar forumet e PD-LSI?
Qeveria pranon 8 pikat e ngritura nga studentët, por vetëm #DIALOGUdo t’i shpëtojë studentët nga kurthi partiak. Farsa e barrikadës anti-dialog do të bjerë shpejt dhe universitetet do të shënjojnë një faqe të re.”, shkruan Bushati në profilin e tij në Facebook

Protesta e studentëve ka hyrë në ditën e 12-të. Ndonëse qeveria ka shprehur gatishmërinë për plotësimin e 8 kërkesave, duket se studentët nuk janë të gatshëm për dialog.

Megjithatë, në media ka qarkulluar edhe versioni se dialogu i studentëve me qeverinë po pengohet nga PD dhe LSI.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

“Kinemaja n’lagje”/ Hapet votimi për filmin e javës

Deputeti socialist Ervin Bushati, është i mendimit se protesta e studentëve është zaptuar nga forumet e PD dhe LSI. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati shprehet se vetëm dialogu do t’i shpëtojë studentët nga kurthi i ngritur nga dy partitë opozitare. Sipas tij, artikulimi se studentët janë kundër dialogut […]