Ervin Bushati mesazh demokratëve: Lejoni qytetarët të votojnë

Editor
Read Time52Seconds

Kur duhen dhe pak ditë nga e djela e 30 qershorit, data e caktuar për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, deputeti socialist Ervin Bushati thotë se zgjedhjet do të zhvillohen, pasi dekreti i Presidentit Meta është nul.
Bushati ishte i ftuar në emisionin “KafeIN” dhe gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se fushata për zgjedhjet vendore vazhdon e qetë.

“Në demokraci, qytetarët duhet të lejohen të shkojnë në zgjedhje, por ti s’mund t’i thuash si në Afganistan qytetarëve se po ju pashë gishtin e lyer do t’ju vras”, tha deputeti Bushati.
Në lidhje me garën më 30 qershor, duke bërë batutë, deputeti socialist Ervin Bushati tha se “nuk jemi princi i kaltër, por jemi më të mirë se kandidati përballë”.
“Në politikë nuk ka zgjedhje dashurie që ti zgjedh njeriun e zemrës, por ama ne jemi shumë më afër zemrës se njeriu i molotovit”, tha Bushati.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ervin Bushati: I nderuar që do drejtoj familjen e madhe socialiste të Tiranës

Kur duhen dhe pak ditë nga e djela e 30 qershorit, data e caktuar për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, deputeti socialist Ervin Bushati thotë se zgjedhjet do të zhvillohen, pasi dekreti i Presidentit Meta është nul.Bushati ishte i ftuar në emisionin “KafeIN” dhe gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri […]