Ervin Bushati, deputeti më aktiv në Kuvendin e Shqipërisë

administrator
Read Time1 Minute, 52 Seconds

Nëse keni menduar se politikanët tanë janë pasiv e keni patur gabim, pasi ka deputetë që janë mjaft aktiv në jetën parlamentare të vendit. Po pyesni veten ndoshta se kush mund të jetë, por mos u mendoni shumë. Deputeti më aktiv në parlamentin shqiptar është ai socialist, Ervin Bushati. Këtë nuk e themi ne, por e thonë shifrat.

Sipas të dhënave të siguruara nga Parlamenti, z.Bushati bën pjesë në kategorinë e personave politikë me një rendimet mjaft të mirë dhe përfaqësues në kuvendin Shqiptar. Sipas statistikave, zoti Bushati gjatë vitit 2016 për periudhën Janar-Dhjetor ka referuar për projektligje të rëndësishme dhe raporte institucionesh të ndryshme 20 herë nën një minutazh prej 168 minuta, ndërsa në vitin 2017 për periudhën Janar-Maj zoti Bushati ka referuar 12 herë nga 17 seanca të zhvilluara gjithsej nën një minutazh prej 187 minutash.

{Për ata që duan të dinë ecurinë e tij vetëm për sesionin e fundit parlamentar, mund të themi që gjatë periudhës Shtator-Dhjetor 2016 ka folur 8 herë nga 14 seanca të zhvilluara nën një minutazh prej 57 minutash, ndërsa për periudhën Janar-Maj 2017 ka folur 12 herë në 17 seanca të zhvilluara nën një minutazh prej 187 minuta, tregues këto të një shkalle progresi dhe angazhimi më të madh për të përfaqësuar qytetarët që i kanë besuar fjalën e tyre.}

Z.Bushati ka qënë nga ata zëra të cilët kanë ngritur shqetësime të ndryshme në seancat plenare duke i ardhur në ndihmë komunitetit të tij. Këtë e thonë edhe banorët e njësisë 8 në Tiranë, zonë e cila përfaqësohet nga zoti Bushati, të cilët me bindje thonë se problematikat e komunitetit të tyre janë shumë mirë të përfaqësuara në Parlament nga z.Bushati. Madje ata nuk ngurrojnë të thonë që Bushati përveçëse një figurë politke, është një mik mjaft i mirë e me zemër të madhe si dhe i gatshëm të ndihmojë këdo.

Njësia 8, ndryshe Zemra e Tironës, ashtu siç edhe kjo zonë konsiderohet, është një ndër zonat ku investimet dhe ndryshimet në këto vite kanë qenë të shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

ITALIA: MBËSHTESIM SHQIPËRINË NË EU 2018.

Nëse keni menduar se politikanët tanë janë pasiv e keni patur gabim, pasi ka deputetë që janë mjaft aktiv në jetën parlamentare të vendit. Po pyesni veten ndoshta se kush mund të jetë, por mos u mendoni shumë. Deputeti më aktiv në parlamentin shqiptar është ai socialist, Ervin Bushati. Këtë […]