Emrat, Ministrat e rinj teknikë

Editor
Read Time1 Minute, 29 Seconds

Kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për 7 emrat e rinj të qeverisë së tij dhe i dërgoi për dekretim në Presidencë.

Emrat teknikë të propozuar nga opozita janë:

Për postin e zëvendëskryeministrit Ledina Mandia, ish-Avokate e Shtetit në kohën e qeverisë “Berisha” dhe aktualisht këshilltare e Presidentit.

Për postin e ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, gjeneral, ish-komandant i trupave speciale dhe ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura në misionet jashtë vendit, aktualisht me banim në SHBA.

Ministre e Financave, Helga Vukaj, drejtoreshë e përgjithshme në KLSH dhe ish-zv/drejtoreshe e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në kohën e qeverisë së djathtë.

Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor i Partisë Demokratike.

Ministër i Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabino, pedagoge në fakultetin e Shkencave Sociale, një nga personat që ka folur në çadër gjatë protestës 3-mujore.

Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiri, kirurg, pedagog dhe ish-zv/rektor i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.

Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha me profesion inxhiniere, aktualisht menexhare e “Statkraft” dhe më herët drejtoreshë e CEZ.

Po ashtu, Partia Demokratike ka propozuar Klement Zgurin për postin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prej shumë vitesh anëtar i këtij institucioni, ndërsa avokaten Erinda Ballancën për kreun e Avokatit të Popullit.

Ndërkohë, Presidenti Nishani ka ndryshuar datën e zgjedhjeve si rrjedhojë këtij pakti. Dekreti i ri zyrtarizon 25 qershorin si datën e darkordësuar mes Kryeministrit dhe liderit të opozitës, ku njëherësh do të mbahen edhe zgjedhjet  për kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Arbri, Gjeniu 6-vjeçar nga Përmeti

Kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për 7 emrat e rinj të qeverisë së tij dhe i dërgoi për dekretim në Presidencë. Emrat teknikë të propozuar nga opozita janë: Për postin e zëvendëskryeministrit Ledina Mandia, ish-Avokate e Shtetit në kohën e qeverisë “Berisha” dhe aktualisht […]