Emmanuel Macron, Presidenti I Ri I Francës

administrator
Read Time1 Minute, 15 Seconds

Franca tashmë ka zgjedhur presidentin e saj të 25-të. është Emmanuel Macron ai i cili do të jetë në krye të Francës, duke zëvendësuar kështu presidentin aktual socialist, Fransua Holond. Macroni mundi të dielën në raundin e dytë të zgjedhjeve, rivalen e ekstremit te djathtë, Marine Le Pen. Ai grumbulloi 66 % të tyre, ndërsa Le Peni 34%.

Presidenti i zgjedhur Macron, u zotua se do të shërbejë me përulësi dhe forcë, duke u qëndruar besnik parimeve të Republikës për “liri, barazi dhe vëllazëri”. “Do të bëj gjithçka mundem gjatë 5 viteve të ardhshme, në mënyrë që askush të mos ketë më arsye për të votuar për ekstremet. Nuk do të dorëzohemi para frikës dhe ndarjeve. Do t’i luftoj ndarjet që sfidojnë Francën. Detyra qe na pret është e madhe”, theksoi Macron para qytetarëve francezë.

Ndërkohë, udhehqhesja e së djathtës ekstreme Marine Le Pen e pranoi humbjen dhe i uroi Macronit fitore, i cili pritet të bëjë betimin më 14 maj.

Por fitorja e Macron nuk mbeti jashtë vëmendjes së liderëve botërorë. Fitore për Evropën u cilësua fitorja e Emmanuel Macronit në zgjedhjet presidenciale franceze. Udhëheqësit botërorë u shprehën të bindur për bashkëpunim e partneritet, duke e quajtur Francën një vend që ka përgjëgjësi për paqen dhe zhvillimin e botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Përmbytje masive në Kanada

Franca tashmë ka zgjedhur presidentin e saj të 25-të. është Emmanuel Macron ai i cili do të jetë në krye të Francës, duke zëvendësuar kështu presidentin aktual socialist, Fransua Holond. Macroni mundi të dielën në raundin e dytë të zgjedhjeve, rivalen e ekstremit te djathtë, Marine Le Pen. Ai grumbulloi […]