FOTOT/ Deputeti Bushati në Uashington për inaugurimin e Presidentit Trump

Editor
Read Time44Seconds

Deputeti Ervin Bushati ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 45-të amerikan Z. Donald Trump.

Zemraetiranës.al përcjell fotot nga Uashington D.C, ku deputeti i Partisë Socialiste në njësinë nr.8 Ervin Bushati ka ndjekur nga afër betimin e Presidentit të ri amerikan.

Më herët, së bashku me Ministrin Blendi Klosi, deputeti Bushati ka zhvilluar edhe takime të rëndësishme me funksionarë të Departamentit të Shtetit. Një prej takimeve ishte ai me Matthew Palmer, Drejtor për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore, ku u diskutua për rëndësinë e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Gjithashtu u diskutua për rolin gjithmonë e më pozitiv dhe ekuilibrues të faktorit pozitiv shqiptar, në çështje te reja dhe të mbartura politike të Ballkanit dhe në rajon./zemraetiranes.al

Më poshtë, fotot 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Si të ndërtosh një Tren Elektrik

Deputeti Ervin Bushati ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 45-të amerikan Z. Donald Trump. Zemraetiranës.al përcjell fotot nga Uashington D.C, ku deputeti i Partisë Socialiste në njësinë nr.8 Ervin Bushati ka ndjekur nga afër betimin e Presidentit të ri amerikan. Më herët, së bashku […]