Ekskluzive/ Bushati flet për familjen, punën dhe nismat humanitare

Bleona Hoxha
Read Time4 Minutes, 6 Seconds

 


Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ishte i ftuar në një intervistë ndryshe në  emisionin e pasdites në TV Klan me Rudina Magjistarin, ku ndau me teleshikuesit pjesëza nga jeta e tij dhe përpjekjet për të harmonizuar kohën mes familjes, punës dhe nismave ku e shohim herë pas here duke ndihmuar njerëzit në nevojë.

Bushati tregoi për  lidhjen e veçantë që ka me familjen dhe kryesisht me fëmijët, ndonëse siç shprehu se hera herës është tepër e vështirë për t’i mbajtur nën kontroll për shkak të moshës dhe energjisë së tyre.

Deputeti shprehu se mundohet t’i gjendet sa më pranë bashkëshortes duke e ndihmuar me mbajtjen e fëmijëve ose gatimin.

‘Ajo që shikohet në fotografi është shumë larg realitetit lidhur me rrëmujën’, shprehu me humor Bushati.

Teksa fliste  rreth jetës së tij dhe të kaluarës, deputeti tregoi që në memorien e tij mbante ende kujtimet e viteve të gjimnazit dhe periudhën kur bashkë me prezantuesen e emisionit kishin frekuentuar ambientet e  gjimnazit ‘Qemal Stafa’, fakt ky që surprizoi edhe vetë Rudina Magjistarin.

Lidhur me nismëm për mbjelljen e pemës në QSUT, Bushati deklaroi se ai ishte një gjest mirënjohje ndaj atyre që po sakrifikojnë më së shumti në punë.

‘Kjo periudhë na bëri të kuptojmë se si ndahen punët në këtë shoqëri dhe si vijon jetën shoqëria. Unë jam përpjekur që çdo ditë të sjell figurat e heronjve të vërtetë duke nisur me mjekët, infermierët, zjarrfikësit policët, pastruesit dhe gjithë ata që kanë qëndruar në krye të detyrës.

Në ditën e atyre që sakrifikojnë në punë, pra më 28 Prill lindi ideja për të mbjellë një pemë përballë Infektivit si shenjë mirënjohje.

Këto njerëz kanë hequr kohën e tyre që duhet t’ia dedikonin familjes dhe kanë ndihmuar përgjatë kësaj situate. Janë misione që ne ua kemi për borxh këtyre SuperHeronjve dhe kjo ishte minimumi që mund të bënim.  Unë jam njeri që i dua shumë pemët, gjelbërimin. Edhe në zonën ku unë aderoj si deputet kam mbjellë jo rrallë herë pemë. Është shumë bukur të bësh diçka që shkon përtej jetës sonë. Të gjithë të bëjmë nga pak dhe të mendojmë për të ardhmen’, shpjegoi deputeti.

I pyetur për nismëm ‘Familja e Zemrës’ që ka në fokus ndihmën ndaj familjeve në nevojë, Bushati tregoi se shoqëria në tërësi shihet si një familje apo si një zinxhir që nuk duhet lënë të këputet në hallkën e tij më të dobët.

‘Kjo është dita për të ndihmuar sa më shumë ato në nevojë dhe t’iu qëndrojmë pranë. Duhet të kuptojmë që në këtë luftë të vështirë jemi të gjithë bashkë dhe do ia dalim të gjithë bashkë. Tani është edhe muaji i Ramazanit dhe jemi përpjekur shumë si familje e Partisë Socialiste të mbledhim ndihma dhe t’i çojmë aty ku duhet. Nuk kushton asgjë për ta bërë këtë.  Kemi vënë re që kontakti njerëzor ka qenë shumë i nevojshëm. Sa herë hapnin dyert kërkonin të flisnin për shkak se kanë qenë gjatë të izoluar. Jeta do vazhdojë, nuk u ndërpre gjithçka,  ne jemi pranë tyre dhe nesër do vijojë të hapet gradualisht. Duhet të kuptojmë që kjo do ketë një betejë e gjatë. Kjo është faza e parë dhe po përpiqemi të dalim me sa më pak viktima. Ky ka qenë një vit i vështirë. Nuk e kishim menduar që në 4 vite do na binin dy fatkeqësi të tilla që ndoshta nuk i kemi parë ndonjëherë. Ato treguan që ne funksionuam mirë si shoqëri dhe ia kemi dalë mbanë. Këtë forcë duhet ta kemi brenda vetes dhe ta përdorim e ta kthejmë në kapital për të ecur nesër më mirë. Nuk do të jetë e thjështë, nuk ka për të qenë dalja njësoj si hyrja, pra e  menjëhershme. Ky normalitet i ri do kërkojë përpjekje, dashuri dhe vullnet nga ne për të funksionuar bashkë. Le të rrimë bashkë dhe ta kalojmë edhe këtë. Kemi marrë një mbështetje shumë të madhe edhe nga BE si financiarisht, ashtu dhe ftesën për të qenë pjesë e saj. Ne dimë të rrimë pranë njëri-tjetrit dhe të funksionojmë si një familje. Shumë shpejt do jemi më mirë dhe më të fortë se sot’, theksoi së fundmi deputeti socialist, Ervin Bushati.

Intervista e plotë:

https://youtu.be/xw7N6Si2ddQ

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ndihmat humanitare, Bushati thirrje Bashës për bashkëpunim

  Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ishte i ftuar në një intervistë ndryshe në  emisionin e pasdites në TV Klan me Rudina Magjistarin, ku ndau me teleshikuesit pjesëza nga jeta e tij dhe përpjekjet për të harmonizuar kohën mes familjes, punës dhe nismave ku e shohim herë pas here […]