Ekonomia shqiptare/Bushati: Opozita negative, dëmton klimën e biznesit

Bleona Hoxha
Read Time2 Minutes, 2 Seconds

Kreu i Partise Socialiste Tiranë, Ervin Bushati, i ftuar në studion e gazetarit Denis Minga, ndau pikëpamjet e tij lidhur me ekonominë shqiptare dhe luhatjet për shkak të ngjarjeve të njëpasnjëshme që prekën spektrin social, politik dhe atë ekonomik të vendit.

Deputeti Bushati pohoi se një pjesë te mirë të fajit për luhatjet ekonomike, e ka  dhe opozita.

‘Ka qenë një vit i vështirë për ekonominë shqiptare. Protestat e opozitës filluan që në shkurt të vitit që kaloi dhe e gjithë kjo u mbyll me ngjarjet në fundvit, të cilat e ngadalësuan dhe atrofizuan ekonominë shqiptare, fuqinë blerëse dhe traumatizuan shoqërinë’, shprehu deputeti.

Më tej Bushati shtoi se ndonëse ishte një vit elektoral me shumë ngërçe, sërish në fund u mbyll me një rritje pozitive të ekonomisë. Deputeti pohoi se rritja mbetet sërish nën potencial pasi mund të kishim dyfishin e rritjes nëse opozita nuk do të luante rolin destruktiv, rol i cili ndikoi drejtpërdrejt në ekonomi.

‘Turizmi ra për shkak të raportimeve në televizione të protestave të njëpasnjëshme të opozitës. Ne nuk mund të faktorizojmë në parametra makro-ekonomikë destruktivitetin e opozitës, pra sa vetëvrasëse do të jetë opozita për të penguar ekonominë dhe shoqërinë  që të provojë që Shqipëria nuk është mirë, vetëm e vetëm që të marrë një karrige kryeministrore. Ne nuk e parashikojmë këtë’, deklaroi deputeti i familjes socialiste.

Në vijimësi të bisedës, Bushati shpjegoi qartazi se si protestat e opozitës ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejtë në ekonomi.

‘Tatimet dhe doganat mbledhin paratë e bizneseve, por protestat e opozitës bllokojnë konsumin, bllokohet Tirana, bllokohen investimet sepse kur qytetarët shohin pasiguri politike, sigurisht që ulin investimet dhe konsumin. Në Tiranë ushtrojnë aktivitetin e tyre gjysma e bizneseve tē Shqipërisë dhe kjo frymë politike që ka nxitur opozita ka shpjerë në këtë rezultat. Është pikërisht kjo situatë krize artificiale politike që ka ndikuar për keq’, vijoi shpjegimin deputeti.

Kreu i PS-së Tiranë pohoi gjithashtu se Ministria e Financave po punon për fuqizimin e biznesit, për heqjen e barrierave dhe fuqizimin e ekonomisë.

‘Kemi një mazhorancë solide që mbështet reformat dhe pikërisht  këto reforma që janë ndërmarrë po japin efekt’, theksoi së fundmi Bushati.

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Rindërtimi, nënshkruhet marrëveshja mes Turqisë dhe Shqipërisë

Kreu i Partise Socialiste Tiranë, Ervin Bushati, i ftuar në studion e gazetarit Denis Minga, ndau pikëpamjet e tij lidhur me ekonominë shqiptare dhe luhatjet për shkak të ngjarjeve të njëpasnjëshme që prekën spektrin social, politik dhe atë ekonomik të vendit. Deputeti Bushati pohoi se një pjesë te mirë të […]