Gerti i ‘Zemrës së Tiranës’, anëtar në Këshillin Bashkiak

Bleona Hoxha
Read Time5 Minutes, 13 Seconds

Egert Vargu është një ndër anëtarët më të rinj të Këshillit Bashkiak, i cili me eksperiencën e vyer dhe të hershme në politikë , është një shembull i shkëlqyer për çdokënd që punon fort për të arritur ‘golat’ e jetës. Egerti është ekonomist me profesion, por përtej shifrave dhe llogarive për të cilat është diplomuar, ai ka zgjedhur të fuqizojë dhe të fokusohet më tepër në anën e tij humane, duke qenë më pranë njerëzve dhe duke i ndihmuar në problematikat që ato kanë.

Egerti ka punuar për shumë vite në institucione shtetërore, ku edhe ka kontribuar më së miri dhe me përgjegjësi ndaj qytetarëve. Sot atë e shohim teksa ka prekur një tjetër stad suksesi në atë që ka zgjedhur të bëjë, duke qenë  pjesë e Këshillit Bashkiak.

Egert Vargu, djali i ardhur nga Dibra para shumë vitesh, ka ndërtuar në ‘Zemër të Tiranës’ familjen e tij, për të cilën shprehet se është mbështetja më e madhe që ka dhe nuk kursehet në asnjë moment për t’i falenderuar.

Përpos familjes dhe politikës, Egerti ndan me ne edhe një nga pasionet e tij më të mëdha, siç janë sportet dhe kryesisht futbolli, duke na treguar që është edhe tifoz me skuadrën e  Tiranës. Më tej përgjatë kësaj interviste, Egerti hap zemrën dhe na tregon gjithçka që nga nisja e rrugëtimit politik e deri më sot, ku ai denjësisht mban postin e anëtarit në Këshillin Bashkiak.

1-Egert, përtej aspektit politik për të cilin do flasim më vonë, njerëzit janë kuriozë të dinë se si e kaloni ju kohën e lirë dhe si e gjeni hapësirën për të pushuar përpos gjithë këtyre angazhimeve që keni?

Në fakt termi ‘kohë e lirë’ që nga viti 2013 e deri më tani nuk ekziston për mua. Në shumicën e kohës jam i angazhuar politikisht dhe kjo gjë sigurisht më jep  kënaqësi sepse vetë kam zgjedhur ta bëj këtë , pjesën tjetër të mbetur i përkushtohem familjes.

2- Ju shprehët se që nga viti 2013, një pjesë të mirë të kohës suaj, ia kushtoni angazhimeve politike. Si e nisët ju këtë rrugëtim, pra kur janë shënuar fillesat tuaja në politikë?

Unë me origjinë jam dibran dhe në vitin 1994 jam shpërngulur në Tiranë. Duke parë problematikat në zonën ku jetoja, më lindi dëshira për t’u angazhuar në politikë. Fillesat e mia datojnë përkatësisht në vitin 2011 si aktivist i FRES dhe më tej jam ngjitur hap pas hapi, deri kur arrita këtu ku jam sot. Në vitin 2013 u bëra kryetar OS-je dhe në 2015 isha i deleguar në zonën e ‘Restorant Durrësit’, pikërisht aty ku unë banoj. Ne zgjedhjet e 2017 & 2019 kam patur detyrën e Koordinatorit Elektoral për të gjithë Njësinë. 

Njesia 8 përveç kontributit tim ka edhe zemrën time, është zona ku unë jam rritur dhe si rrjedhojë vit pas viti kam qenë i pranishëm në problematikat e banorëve në të gjithë njësinë.  Jam munduar që të përçoj zërin e tyre në instancat më të larta dhe t’i përfaqësoj denjësisht.

Sigurisht një ndihmesë dhe shtysë e madhe për këtë ka qenë deputeti Ervin Bushati, i cili ka investuar dhe ka punuar shumë në atë zonë dhe jo vetëm.  Çdo premtim që kemi dhënë e kemi mbajtur dhe patjetër që do të bëjmë akoma më shumë.

Gjej rastin të falenderoj të gjithë Anëtarët dhe Shtabin e PS-së njësia 8, për mbështetjen e dhënë!

4-Sa i përket bashkëpunimit me deputetin e zonës, Bushatin, si e vlerësoni punën e bërë dhe sa efektive ka qenë në njësinë nr. 8?

Të punosh me Bushatin është kënaqësi më vete. Është një njeri i qetë dhe i paqtë. Kur ka ardhur në njësinë nr. 8, Bushati ka gjetur një Parti Socialiste gati inekzistente. Ka qenë pikërisht ai i cili ka afruar të rinjtë dhe i ka motivuar për të ecur drejt ndryshimit radikal, ashtu siç bëri edhe me mua. Pa mbështetjen e tij unë nuk do të isha këtu sot. Bushati na dha mundësinë të aderojmë dhe të punojmë për një të ardhme më të mirë, të cilën sot ne po e prekim, falë tij.  Bushati është shembull që duhet ndjekur dhe inspirim politik për çdokënd. Kemi vite që njihemi dhe sot e them me plot gojë që jemi kthyer në një familje.

5-Si e shikoni arritjen tuaj të rradhës, pra faktin që sot jeni anëtar në Këshillin Bashkiak?

Të qënit pjesë e Këshillit  Bashkiak është sa kënaqësi vetjake, po aq edhe përgjegjësi e madhe sepse ke mbi supe zërin e qytetarëve.
Unë garantoj që ashtu siç kam punuar ndershmërisht për kaq shumë vite, me këtë detyrë të re do vijoj t’i qëndroj strikt parimeve të mia dhe do mundohem të bëj më të mirën për komunitetin i cili më ka besuar votën e tyre.

6-Me shembullin tuaj, keni provuar që me punë gjithçka është e arritshme. Çfarë do të thonit për ato persona që ndoshta nuk kanë vullnetin dhe energjinë e duhur për të ecur në hapat që ju keni kaluar më parë?

Realisht unë i sugjeroj të rinjtë që të merren me politikë sepse është një sprovë më vete dhe një test që të mëson shumë. Nuk duhet parë aspak me skepticizëm apo të presësh që çdo gjë të të serviret gati sa hap e mbyll sytë. Sigurisht duhet shumë punë dhe përgjatë gjithë kësaj kohe ti mëson, krijon rrjete dhe fuqizohesh me ambicie. Në fund të rrugës gjithçka shpërblehet…

 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Tatimi progresiv/Bushati: Për zhvillimim ekonomik, bizneset paguajnë më shumë

Egert Vargu është një ndër anëtarët më të rinj të Këshillit Bashkiak, i cili me eksperiencën e vyer dhe të hershme në politikë , është një shembull i shkëlqyer për çdokënd që punon fort për të arritur ‘golat’ e jetës. Egerti është ekonomist me profesion, por përtej shifrave dhe llogarive […]