Edhe Suedia shkruan për Shqipërinë. Vizitojeni, ka mrekulli të pafundme

administrator
Read Time1 Minute, 33 Seconds

Jo pak herë Shqipëria është komentuar nga faqe të ndryshme ndërkombëtare. Jo vetëm faqet britanike, gjermane apo dhe italiane, por edhe suedezja “Swedish nomad” i ka kushtuar Shqipërisë një faqe të plotë me 15 arsye përse duhet vizituar vendi ynë.

Sipas “Swedish Nomad” Shqipëria është ende një vend i paeksploruar, me njerëz shumë miqësorë, që ka disa nga plazhet më të bukura të Europës, çmime të lira sa gjysma e pjesës tjetër të Europës, gjire të fshehura, ushqim të shijshëm. E vendet që këshillohen për t’u vizituar janë: Tirana, Ksamili, Saranda, Butrinti, Syri i Kaltër, liqeni i Ohrit, Shkodra, Gjirokastra, Valbona.

Shqipëria është një destinacion i ardhshëm, e ju mund të përjetoni kulturën autentike shqiptare. Kompani nordike fluturimi tani po ofrojnë fluturime direkte për në Ksamil dhe Sarandë, sugjeron “Swedish Nomad”.

Sipas “Swedish Nomad” nuk ka rëndësi që vendasit rrallë flasin anglisht, nuk ka rëndësi që Mastercard nuk funksionon, ata gjithmonë do të ta kthejnë me një buzëqeshje. Populli shqiptar është një nga popujt më miqësor që mund të takoni. Shqipëria është edhe një vend shumë i lirë, ku mund të pish një kapuçino për 1 euro në portin e Sarandës, apo të bësh 6 orë udhëtim me autobus për 5 euro. Shqipëria është një nga vendet më pak të hulumtuara në Evropë, dhe kjo është arsyeja pse ju duhet të vizitojë Shqipërinë. Është me të vërtetë e bukur, dhe të lirë!

E në vargun e komenteve poshtë artikullit ka mjaft që tregojnë se e shijojnë Shqipërinë sa herë shkojnë aty, apo se vizita në Shqipëri do të jetë qëllimi i ardhshëm, pasi malet e saj duken magjike e të pa eksploruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

KUJDESI PËR HIGJENËN ORALE TEK MACET

Jo pak herë Shqipëria është komentuar nga faqe të ndryshme ndërkombëtare. Jo vetëm faqet britanike, gjermane apo dhe italiane, por edhe suedezja “Swedish nomad” i ka kushtuar Shqipërisë një faqe të plotë me 15 arsye përse duhet vizituar vendi ynë. Sipas “Swedish Nomad” Shqipëria është ende një vend i paeksploruar, […]