`E-Shërbime`, portali i cili ju tregon se cili është mjeku juaj i familjes.

administrator
Read Time1 Minute, 21 Seconds

Sot të gjithë jemi të vëmendshëm përsa i përket institusioneve shëndetësore. Të gjithë qytetarët duan një sistem shëndetësor të kujdeshshëm dhe të vëmendshëm. Por në këto vite sistemi shëndetësor ka patur disa ndryshme të cilat u kanë ardhur në ndihmë qytetarëve.

Një problem sado i vogël shëndetësor duhet të drejtohemi tek mjeku i familjes, por jo të gjithë dinë se cili është mjeku i tyre i familjes madje shumica e qyetetarëve nuk dinë as qendrën shëndetësore ku të drejtohen. Kjo nuk ndodh vetëm në fshatra por edhe në qytet.

Sa herë që sëmuremi, e para gjë është të kërkojmë ndihmë në QSUT pa marrë më parë një kontroll apo rekomandim, por ka mjaft raste kur mjeku mund të mos pranojë nëse nuk ka një rekomandim nga mjeku i familjes.

Nëse nuk e dini se cili është mjeku familjes, sot kjo gjë është shumë e thjeshtë. Mjafton të futeni në faqen online të Fondit  të sigurimit të detyrueshem ndaj kujdesit shëndetësor, në rubrikën E-shërbime, kliko opsionin kërko mjekun, si dhe vendosni numrin personal që ndodhet në kartën tuaj të identitetit dhe menjëherë do të shfaqet emri i mjekut tuaj të familjes dhe numri i qendrës shëndetësore ku ju duhet të vizitoheni.

Mjeku i familjes ka të gjitha kartelat shëndetësore të anëtarëve të familjes për të cilat është thënë se edhe ato do të jenë të aksesueshme elektroniksht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Përmirësim i infrastukturës në Njësinë 8

Sot të gjithë jemi të vëmendshëm përsa i përket institusioneve shëndetësore. Të gjithë qytetarët duan një sistem shëndetësor të kujdeshshëm dhe të vëmendshëm. Por në këto vite sistemi shëndetësor ka patur disa ndryshme të cilat u kanë ardhur në ndihmë qytetarëve. Një problem sado i vogël shëndetësor duhet të drejtohemi […]