E bukur në pak minuta!

administrator
Read Time2 Minutes, 30 Seconds

Grimi është sekreti i çdo femre. Në pak minuta një femër mund të ndryshojë dhe kjo falë make-upit. Në pak minuta, falë disa këshillave të dhëna nga artisti i njohur i make-upit Roberto Antimi, çdo femër mund të arrijë të personalizojë me stil dhe krijimtari look-un e saj, duke i shtuar edhe disa efekte speciale.

Ja disa nga fazat:

1- Drita

Një ndër kushtet më të rëndësishme për të realizuar një grim të bukur është drita, e cila mund të jetë natyrale ose artificiale. Drita natyrale është neutro, ose më saktë jo dominuese, në këtë rast ngjyrat që do të përdorim për grimin tonë do të jenë jo të alternuar. Drita artificiale mund të jetë dominuese, e kuqe, blu, portokalli ose e verdhe, sipas burimit të ndricimit, që tenton të  “ndryshojë” ngjyrat e përdorura për grimin. Për një grim natyral këshillohet përdorimi i dritës së përhapur, për të evituar hije të padëshiruara, ndërsa për një grim mbrëmjeje zgjidhni një dritë artificiale të barazpeshuar, ose më mirë një kombinim të dritave të ngrohta dhe të ftohta.

2- Vetullat

Mos harroni se nuk duhet të hiqni kurrë vetullat disa minuta para se të bëni grimin, kjo për të mos patur zona skuqjeje.

3- Të zgjidhni fondotintën

Nje make-up i mirë fillon nga fondotinta. Është gjithmonë e nevojshme të testoni ngjyrën në ballë apo në qafë, duke respektuar ngjyren e lëkures. Tabela e ngjyrës ideale ndahet në 5 zona.

1- Tone të rozta për një ngjyrë gri të lëkurës
2- Tone bezhë për një lëkurë të hapur dhe të pastër
3- Tone në ngjyrën e kajsisë për një ngjyrë lëkure pak të errët.
4- Tone të fildishta për një lëkurë të skuqur
5- Tone qelibari për një një lëkurë të errët

4- Korrektori

Korrektori është një zgjedhje e mirë për qeskat e syve, aknet, shenjat e vogla, njolla etj. Duke e shtrirë para fondotintës duke u kujdesur ta shtrini mirë, duke bërë që produkti të mos krijojë pulla në vende të ndryshme të fytyrës.

5- Sytë

Nëse janë të bukur duhet patjetër të dalin në pah, por nëse sytë nuk janë pika më e fortë e një pamjeje, grimi mund të bëhet që ato të duken shumë tërheqës. Mund të bëni më të mëdhenj sytë e vegjel, mund te “largoni” syte qe jane shume afer e keshtu me rradhe. Tone të ngrohta për brunet dhe tone të ftohta për biondet. Jeshile dhe bojëqielli për sytë e hapur, portokalli dhe lejla për ato të errët. Buzëkuqet e theksuar vetëm për ato që kanë buzë mishërore, nuance  të hapura dhe shkëlqyes për ato që kanë buzë të holla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kur duhet të përdorin fëmijët telefonin dhe internetin?

Grimi është sekreti i çdo femre. Në pak minuta një femër mund të ndryshojë dhe kjo falë make-upit. Në pak minuta, falë disa këshillave të dhëna nga artisti i njohur i make-upit Roberto Antimi, çdo femër mund të arrijë të personalizojë me stil dhe krijimtari look-un e saj, duke i […]