Dy mënyra të thjeshta për të përmirësuar kujtesën

administrator
Read Time1 Minute, 16 Seconds

Të gjithë duam që momentet tona më të bukura t`i memorizojmë. Të gjithë duam që të mos harrojmë asnjë fragment nga jeta jonë e përditëshme. Të gjithë duam shumë gjëra, por vjen një moment ku memorja jonë fillon dhe fshihet dalëngadalë.

Ka shumë teori se përse ne harrojmë. Disa teori janë të lidhura me gjenetikën e disa të tjera me moshën.

Sidoqoftë, asnjëra nga këto nuk do të thotë se nuk mund të keni një memorie më të mirë, pasi ka disa mënyra për të përmirësuar memorien tuaj.

Lojërat për tru

Përderisa këto lojëra mund të mos u`a përmirësojnë inteligjencën, studimet kanë treguar se luajtja e disa lojërave të caktuara të memories e përmirëson aftësinë e trurit tuaj për të mbajtur mend dhe për të zgjidhur probleme të ndryshme. Pra, këto lojëra mund të mos u`a rrisin nivelin e inteligjencës, por padyshim që do të ndihmojnë në memorien tuaj.

Hiqni dorë nga alkooli

Sipas disa hulumtimeve nga revista Neurology, meshkujt janë shumë më të rrezikuar sesa gratë nga dëmtimi i memories si pasojë e konsumimit të alkoolit.

Kjo vlen sidomos për meshkujt e moshës së mesme të cilët konsumojnë më shumë se dy gota e gjysmë alkool në ditë. Kjo pasi hulumtime të ndryshme kanë treguar se këta meshkuj kanë shfaqur shenja të humbjes së memories.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë ka ndodhur më 7 maj?

Të gjithë duam që momentet tona më të bukura t`i memorizojmë. Të gjithë duam që të mos harrojmë asnjë fragment nga jeta jonë e përditëshme. Të gjithë duam shumë gjëra, por vjen një moment ku memorja jonë fillon dhe fshihet dalëngadalë. Ka shumë teori se përse ne harrojmë. Disa teori […]