DREJTËSIA THEMEL I DEMOKRACISË

administrator
Read Time1 Minute, 41 Seconds

Inaugurimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe ndikimi ekonomik që mund të ketë në vendin tonë, taksat në Shqipëri janë rritur apo janë ulur, reformat e ndërmarra nga kjo qeveri, rritja ekonomike dhe zgjedhjet e 18 qershorit. Këto janë disa nga çështjet që deputeti i PS, Ervin Bushati, ka trajtuar në emisionin “Ekonomia që duam” të gazetarit, Fatos Çoçoli.

  • Trump është presidenti më i paparashikueshëm në historinë amerikane. Përsa i përket taksave dhe rritjes ekonomike që Trump ka deklaruar, nuk mendoj se do të ulë taksat e do rrisë ekonominë, por do të vazhdojë ashtu siç ka qenë. Por është fakt që me fitoren e Trumpi u ngrit dollari dhe bursa amerikane.
  • Nëse do të flasim për taksat sot në Shqipëri ato janë ulur për qytetarët, pra është rishpërndarë pesha e taksimit. Nuk ka rritje taksash për qytetarët, vetëm për 3% të popullatës mund të themi që ka rritje ndërsa 97% kanë përfituar. Sot taksa është 15%. Me këtë strategji ekonomike dhe financiare, Shqipëria sot ka një rritje ekonomike 3 herë më të madhe në krahasim me 2013-ën.
  • Për një gjë që do të mbahet mend kjo qeverisje, prej reformave. Nuk ka patur qeveri dhe nuk besoj se do të ketë një qeveri tjetër që do të bëjë këto ndryshime kushtetuese që kjo qeveri ka bërë.
  • Banka Botërore dhe FMN e vlerësoi reformën në energji si reformën më të rëndësishme për ekonominë në Shqipëri. Gjithashtu edhe reforma në drejtësi është një nga arritjet më të mëdha në këto 25 vite, pasi një ekonomi që nuk ka një shtet ligjor, nuk është ekonomi e lirë.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

marrë nga RTSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

REFORMËN E KËRKOJNË SHQIPTARËT

Inaugurimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe ndikimi ekonomik që mund të ketë në vendin tonë, taksat në Shqipëri janë rritur apo janë ulur, reformat e ndërmarra nga kjo qeveri, rritja ekonomike dhe zgjedhjet e 18 qershorit. Këto janë disa nga çështjet që deputeti i […]