DREJTËSIA GARANT I DEMOKRACISË

administrator
Read Time1 Minute, 26 Seconds

Java që lamë pas ishte një javë plot ngjarje e zhvillime të rëndësishme. Disa nga zhvillimet më pikante janë diskutuar edhe në studion e emisionit “E Diell” në Top Chanel, ku katër panelistët, mes tyre dhe deputeti Ervin Bushati , kanë folur për disa nga zhvillimet kryesore siç janë protesta e Partisë Demokratike e cila vijon ende në ditën e saj të tretë, kandidimi i partisë më të re LIBRA në zgjedhjet e ardhëshme, a është konsumuar qeverisja e majtë dhe mbi të gjitha a kemi sot një situatë dhe një vend demokratik.

Sot jetojmë në një vend demokratik ku çdokush është i lirë të protestojë, por e rëndësishme është që të mos cënohen liritë e tjetrit apo të mos degjenerohet në dhunë.  Ne kemi pak vite që quhemi një vend i lirë, pasi 25 vite janë pak për një demokraci, mund të jenë shumë për jetën e një njeriu, por një çerek shekulli është një rrugë shumë shumë e shkrutër, megjithatë Shqipëria ka ecur me hapa galopant.

Demokracia sot nuk është aspak në rrezik, madje garantimi i shtetit  ligjor dhe aktualizimi i qytetarëve po e bën shumë më demokratike Shqipërinë. Qeveria ka investuar pushtetin e saj në një sërë reformash të cilat do t`u ngelen qytetarëve, të cilat në fund do të jenë  gur themeli në demokracinë e shtetit shqiptar. Reforma në drejtësi, reforma mbi territorin, reforma mbi financat publike, reforma në energji etj, janë reforma që shumë qeveri nuk i bëjnë sepse e dinë që nuk marin votën nesër.

INTERVISTA E PLOTË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Drejt të ardhmes së qëndrueshme përmes arsimit shumëgjuhësor!

Java që lamë pas ishte një javë plot ngjarje e zhvillime të rëndësishme. Disa nga zhvillimet më pikante janë diskutuar edhe në studion e emisionit “E Diell” në Top Chanel, ku katër panelistët, mes tyre dhe deputeti Ervin Bushati , kanë folur për disa nga zhvillimet kryesore siç janë protesta […]