Dollari amerikan shënon rritje përkundrejt monedhave të tjera

administrator
Read Time48Seconds

Fjalimi i presidentit amerikan Donald Tramp rezultoi mjaft pozitiv për tregjet financiare dhe për dollarin amerikan. Monedha amerikane shënoi nivelin më të lartë të këmbimit me monedhat e tjera në këta dy muajt e fundit në tregjet ndërkombëtare, për shkak të sinjalit se Banka Qendrore Amerikane ka paralajmëruar rritje të mundshme të normave të interesit.

Dollari u forcua 0.7% kundrejt monedhës japoneze Jen dhe 0.3% kundrejt monedhës së përbashkët evropiane. Një euro u shkëmbye me 1.05 dollarë. Banka Qëndrore amerikane lajmeroi se rritja e normës së interesit do të vijë si pasojë e dy faktoreve: shtimit të ritmeve të punësimit dhe inflacionit. Edhe tregjet ndërkombëtare të aksioneve reaguan pozitivisht këto dy ditë duke shënuar fitime rekord. Rritja nuk u shënua vetëm në tregun amerikan të aksioneve por edhe në Evrope ku bursat në Londer, Frankfurt e Paris shënuan një rritje rreth 2%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Zjarr në Sao Paolo të Brazilit

Fjalimi i presidentit amerikan Donald Tramp rezultoi mjaft pozitiv për tregjet financiare dhe për dollarin amerikan. Monedha amerikane shënoi nivelin më të lartë të këmbimit me monedhat e tjera në këta dy muajt e fundit në tregjet ndërkombëtare, për shkak të sinjalit se Banka Qendrore Amerikane ka paralajmëruar rritje të […]