DJ Nin Bushati ndez atmosferën tek Pazari i Ri

administrator
Read Time1 Minute, 44 Seconds

Ashtu siç edhe ishte lajmëruar, mbrëmjen e djeshme Pazari i Ri u kthye ne një arenë festive ku  të pranishëm ishin me qindra të rinj e të reja dhe jo vetëm.  Kjo mbrëmje e organizuar nga deputeti socialist i njësisë 8, Ervin Bushati, rezervoi surpriza të pafundme.

Nën tingujt e muzikës live me dy grupet “Piter Pan” & “Zemra e Tironës” festuan e kërcyen të gjithë duke ndezur atmosferën. Por supriza e mbrëmjes ishtë DJ, ku ishte vetë deputeti Ervin Bushati, i cili habiti gjithë të pranishmit me muzikën e përzgjedhur.

Një mbrëmje ndryshe nën ritmet e muzikës shqiptare, asaj moderne dhe ritmeve latine bëri që kësaj feste t’i bashkoheshin edhe njerëz që rastësisht ndodheshin aty. Surpriza dhe të ftuar kishte rezervuar mbrëmja e djeshme.

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj i pranishëm në festë mbajti një fjalë përshëndetëse për gjithë të pranishmit, duke i ftuar ata që t`i kënaqeshin mbrëmjes pasi rrallë herë ndodh që një deputet të transformohet në DJ.  Një tjetër i ftuar ishte edhe aktori i humorit Gaz Paja, i cili i dha mbrëmjes një tjetër kthesë. Me nota humori dhe batuta ai ndezi më tepër atmosferën duke argëtuar të pranishmit si dhe banorët e pallateve përreth të cilët ndoqën shfaqjen me entuziazëm nga ballkonet e shtëpive.

Një mbrëmje ndryshe,  një mbrëmje larg retorikave politike dhe mjaft miqësore. Ndryshe nga çdo herë edhe deputeti Bushati, i cili karakterizohet nga një natyrë miqësore dhe argëtuese, i’u bashkua çdo të ftuari duke i falenderuar për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre. Ai i’u bashkua edhe grupeve të cilët nën ritmet e muzikës kërcyen e vallëzuan deri në orët e para të mëngjesit.

Më poshtë ju ftojmë të shihni disa fotografi nga atmosfera e krijuar mbrëmë te Pazari i Ri.  

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë ka ndodhur më 14 maj?

Ashtu siç edhe ishte lajmëruar, mbrëmjen e djeshme Pazari i Ri u kthye ne një arenë festive ku  të pranishëm ishin me qindra të rinj e të reja dhe jo vetëm.  Kjo mbrëmje e organizuar nga deputeti socialist i njësisë 8, Ervin Bushati, rezervoi surpriza të pafundme. Nën tingujt e […]