Dita ndërkombetare e Muzeve

Editor
Read Time1 Minute, 8 Seconds

Dita Ndërkombëtare e Muze e zhvillohet çdo vit më 18 Maj. Kjo ditë është krijuar nga ICOM (International Council of Museum – Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve) në vitin 1977 duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë dhe vazhdon të gëzojë popullaritet prej 40 vjetësh.

Çdo vit Dita Ndërkombëtare e Muzeve përkujtohet me një temë të caktuar. Temat na sjellin në vëmendjen tonë faktin se muzetë janë institucione të gjalla e plot jetë që ndihmojnë të krijohen lidhje mes njerëzve, brezave dhe kulturave nga e gjithë bota. Muzeu është gjithashtu një institucion që ruan dhe tregon të shkuarën tonë; ai është një lidhje mes brezave duke ndihmuar vizitorët të kuptojnë origjinën dhe historinë e tyre.
Dita Ndërkombëtare e Muzeve ka filluar të përkujtohet për herë të parë në Shqipëri në vitin 2005. Ministria e Kulturës nëpërmjet rrjetit kombëtar të muzeve të përbërë nga muze historikë, arkeologjikë, etnografikë e tipologjikë të shpërndarë në qytetet e Tiranës, Durrësit, Krujës, Korçës, Beratit, Fierit, Vlorës, Sarandës organizon aktivitete të ndryshme në varësi të temës së përvitshme të përzgjedhur nga ICOM –INTERNATIONAL për të përkujtuar këtë ditë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Muzetë dhe Historitë tabu

Dita Ndërkombëtare e Muze e zhvillohet çdo vit më 18 Maj. Kjo ditë është krijuar nga ICOM (International Council of Museum – Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve) në vitin 1977 duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë dhe vazhdon të gëzojë popullaritet prej 40 vjetësh. […]