Dita e parë e 2020/Rama viziton bebet e porsalindura

Bleona Hoxha
Read Time42Seconds

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën e parë të vitit 2020 me një vizitë në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, ku ka vizituar bebet e para qē erdhën në jetë përgjatë minutave të fundit të vitit që lamë pas, si edhe bebet që lindën me hyrjen e vitit të ri. 

Rama u shoqërua nga ministrja Manastirliu, ku edhe ndau tufa me lule dhe bonusin e bebes për çdo të porsalindur.

‘Gëzuar nënave dhe të gjitha familjeve të reja që presin, e do të presin fëmijë në vitin e saponisur’, kështu është shprehur kryeministri në postimet që ka ndarë me ndjekësit e tij.

Më tej Rama ka shtuar se do të jemi pranë për ta bërë më të bukur ardhjen e bebeve.

 

Gëzuar 2020!/Zemra e Tiranës

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bushati: Dëshira për 2020, strehimi i qytetarëve

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën e parë të vitit 2020 me një vizitë në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, ku ka vizituar bebet e para qē erdhën në jetë përgjatë minutave të fundit të vitit që lamë pas, si edhe bebet që lindën me hyrjen e vitit të […]