Dita botërore kundër urisë, deputeti Bushati ndihma për familjet në nevojë

administrator
Read Time51Seconds

Në kuadër të ditës botërore kundër urisë, deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati, ka bërë një gjest human. Përkrah një grupi të të rinjve, Bushati ka shpërndarë pako me ushqime për familjet në nevojë të njësisë administrative Nr.8.Nëpërmjet një statusi në rrjetin social deputeti socialist shkruan se është i vetëdijshëm se me këtë akt nuk ka ndryshuar botën, por se e di mirë se duke dhënë modelin e mirë duke sensibilizuar aq sa çdo njeri mundet , diçka e mirë do të mbetet, edhe pse ndoshta e vogël.

Gjithashtu ai shton se përveç ushqimeve, është përpjekur që të përcjellë tek këto familje në nevojë shumë dashuri.

Askush nuk është varfëruar duke dhënë”,  është mesazhi që ka dashur të përcjellë deputeti Bushati nëpërmjet kësaj vepre bamirësie.

(Marrë nga shqiptarja.com) Dita botërore kundër urisë, deputeti Bushati ndihma për familjet në nevojë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Vazhdojnë të shpërndahen pako të tjera me ushqime në zyrën e deputetit Ervin Bushati

Në kuadër të ditës botërore kundër urisë, deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati, ka bërë një gjest human. Përkrah një grupi të të rinjve, Bushati ka shpërndarë pako me ushqime për familjet në nevojë të njësisë administrative Nr.8.Nëpërmjet një statusi në rrjetin social deputeti socialist shkruan se është i vetëdijshëm […]