Distanca mes vetullave, tregues i personalitetit tuaj

administrator
Read Time1 Minute, 37 Seconds

Vetullat janë `akesori ` më i rëndësishëm pasi i jep bukurinë një njeriu. Dikur thonin “shtëpia pa perde duket si e zhveshur”. Kështu mund të themi edhe për vetullat, të cilat veshin më së miri fytyrën tonë.

Por përveçëse një tipar i cili na jep bukuri, vetullat tregojnë edhe gjendjen shpirtërore dhe emocionale. Po nëse ju themi se vetullat janë tregues i karakterit tuaj, do e besonit? Ne ju themi që po, vetullat janë tregues i persoalitetit të një personi. Lexoni më poshtë se tek cili grup bëni pjesë ju.

-Nëse vetullat kanë një hapësirë të ngushtë ndërmjet tyre, tregojnë se jeni një person inteligjent, por që ka tendencë të nervozohet shpejt dhe e kap ankthi dhe për gjënë më të vogël.

-Nëse vetullat kanë një hapësirë më të madhe midis tyre, pra janë më larg njëra tjetrës mund të tregojë për një person i cili mund të udhëhiqet lehtë nga të tjerët, është miqësor dhe i merr vendimet më me qetësi.

Jean Haner, psikolog, thotë se edhe forma e vetullave mund të tregojë shumë për karakterin e një individi.

-Nëse vetullat janë të lakuara mund të tregojnë për një person të përkushtuar për përsosmëri. Person i cili mund të bëjë çdo gjë për pak vëmendje dhe që është mjaft krijues.

-Nëse vetullat janë të drejta, mund të tregojnë për një person që është me këmbë në tokë dhe që i merr vendimet me qetësi.

-Nëse vetullat janë me kënd, mund të tregojnë për një person që ka aftësi udhëheqëse dhe nuk i`a ka frikën konkurrencës. Sipas Haner, vetullat janë një pjesë shumë e rëndësishme për të zbuluar “enigmën” se kush jeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Emmanuel Macron, Presidenti I Ri I Francës

Vetullat janë `akesori ` më i rëndësishëm pasi i jep bukurinë një njeriu. Dikur thonin “shtëpia pa perde duket si e zhveshur”. Kështu mund të themi edhe për vetullat, të cilat veshin më së miri fytyrën tonë. Por përveçëse një tipar i cili na jep bukuri, vetullat tregojnë edhe gjendjen […]