Disa prej qyteteve ku jetesa është shumë e vështirë

administrator
Read Time1 Minute, 23 Seconds

Gjithmonë mendojmë se të jetosh në një vend tjetër jashtë Shqipërisë është më mirë, pasi jetesa duket më e bukur dhe më e denjë. Por jo çdo gjë është e bukur si nëpër filma.Gazeta amerikane `Business Insider` ka publiuar listën e qyteteve të botës në të cilat është shumë e pasigurt të jetohet dhe kualiteti i jetës është i keq. Për të konstatuar se në cilat qytete kualiteti i jetës më i keq, janë marrë parasysh faktorët ekonomikë, ambienti politik dhe ambienti socio-kulturor si shkolla , edukimi dhe shërbimet mjekësore.

Më poshtë po listojmë disa nga vendet ku sipas gazetës amerikane `Business Insider` kualiteti i jetesës është i keq.

  1. Iraku në Bagdad: Kryeqyteti ka vuajtur nga disa dëmtime infrastrukturore për disa vive me radhë dhe vazhdon të ballafaqohet me kërcënimet nga ISIS-i
  2. Bangui në Republikën Afrikane: Ky qytet është shumë i varfër dhe shumë qytetarë përballen me luftën për mbijetesë.
  3. Sana’a në Jemen: Qyteti më i madh i Jemenit është shkatërruar nga sulmet ajrore të Arabisë Saudite dhe vendi është shndërruar në një zonë lufte në mes Iranit dhe Arabisë Saudite.
  4. Port Au Prince në Haiti: Përdhunimet dhe vjedhjet janë të zakonshme, ndodhin përditë.
  5. Damasku në Siri: Ky qytet është përballur me dhunë të vazhdueshme dhe sulmet terroriste janë pjesë e jetës së përditshme.

Nëse kishit meduar se këtu nuk jetohet më, atëherë mendojeni edhe njëherë. Ka vende të cilat janë të frikshme edhe sikur t`i vizitosh për një vizitë turistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Opozita kërkon përkthyes!/ nga Deputeti Ervin Bushati

Gjithmonë mendojmë se të jetosh në një vend tjetër jashtë Shqipërisë është më mirë, pasi jetesa duket më e bukur dhe më e denjë. Por jo çdo gjë është e bukur si nëpër filma.Gazeta amerikane `Business Insider` ka publiuar listën e qyteteve të botës në të cilat është shumë e […]