Disa hapa për të lënë cigaren

administrator
Read Time1 Minute, 36 Seconds

Keni tentuar të lini cigaren por nuk i`a keni dalë mbanë? Çdo person kalon procese të ndryshme kur lë cigaren, por nëse jeni të vendosur ju mund të shpëtoni nga cigarja.

Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë të lini cigaren.

Kur të vendosni të lini cigaren përcaktoni një datë brenda dy ditëve të ardhshme. Disa njerëz zgjedhin ditë të veçanta si përvjetorët apo ditëlindjet e fëmijëve. Mbajeni mirë në mendje datën e lënies nëse keni vendosur ta lini.

Tregojini familjes, miqve tuaj të afërt rreth mendimit të lënies së cigares pasi ato do t’ju mbështesin më shumë. Kështu do ta keni më të lehtë të luftoni me egon tuaj. Një tjetër dobi e është edhe mësimi i eksperiencave të njerëzve të tjerë që e kanë lënë më parë atë. Ato persona mund t’ju flasin rreth gjërave të përjetuara dhe t’ju këshillojnë.

Procesi i lënies së cigares është shumë i vështirë. Prandaj duhet ta përgatisni veten para çdo vështirësie. Mendoni çastin kur keni dëshirë të pini një cigare, përcaktoni shkakun që ju shtyn ta pini dhe hidhni hapa përpara për të zhdukur të gjitha shkaqet e mundshme. P.sh nëse e keni pasur zakon të pini një cigare pas drekës atëherë dilni e bëni pak ecje dhe kthejeni në një zakon të përditshëm.

Mund të kërkoni ndihmë nga specialistët. Specialistët janë përballur me eksperienca të ndryshme dhe për këtë arsye mund t’ju ndihmojnë  në minimizimin e dëshirës për të pirë cigare.

Hiqni të gjithë produktet e duhanit nga shtëpia, makina apo zyra juaj e punës. Sigurohuni që e keni pastruar mirë çdo vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

“Buxheti 2018”/ Ervin Bushati: Propozimet e Bashës si torta e 100 vjetorit të Pavarësisë

Keni tentuar të lini cigaren por nuk i`a keni dalë mbanë? Çdo person kalon procese të ndryshme kur lë cigaren, por nëse jeni të vendosur ju mund të shpëtoni nga cigarja. Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë të lini cigaren. Kur të vendosni të lini cigaren përcaktoni një datë […]