Dhuroji një lule sot njeriut të zemrës dhe dhuroji dashuri gjatë gjithë jetës

administrator
Read Time1 Minute, 31 Seconds

Dita e sotme shënon ditën e të dashuruarve, Shën Valentinin. Ky përcaktim lindi nga një sërë legjendash, të cilat janë shtuar me kalimin e kohës.

Një prej legjendave lidhet me shenjtorin Shën Valentin, emrin e të cilit mban edhe kjo ditë.

Shën Valentini është një shenjtor gjerësisht i njohur, që ka jetuar në shekullin e tretë në Romë dhe vdiq më 14 shkurt. Ai është lidhur që nga mesjeta me simbolin e dashurisë së sinqertë. Detyra e tij ishte të ndihmonte të krishterët t’i shpëtonin persekutimit dhe t’u siguronte atyre rite si martesat, të cilat ishin të ndaluara nga Perandoria Romake. Shën Valentini shquhej edhe për martesat e paligjshme që u bënte ushtarëve, të cilët e kishin të ndaluar të martoheshin. Sipas legjendës, në mënyrë që t’i kujtonte ata për dashurinë e Zotit dhe për t’i nxitur të mbeteshin të krishterë të devotshëm, Shën Valentini kishte prerë nga pergamenët zemra dhe ua kishte dhënë ushtarëve dhe të persekutuarve. Kjo e dhënë cilësohet si origjina e zemrave të përhapura aq shumë në ditën e Shën Valentinit.

Shenjtori, për shkak të sjelljeve të tij kundër parimeve të perandorit romak, u dënua me vdekje dhe mbrëmjen para ekzekutimit ai shkroi kartolinën e parë të Shën Valentinit për vajzën e rojës së burgut. Shprehja “Nga Valentini yt” e përdorur në atë letër, është e njohur ende dhe sot.

“Nesër është Dita e Shën Valentinit,
Shumë herët në mëngjes…
Do të vij në dritaren tënde të të lutem,
Të më bësh Valentinin tënd”.

— Uilliam Shekspir, Hamleti, Akti IV, Skena 5

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

SINTEZË E PROBLEMATIKËS POLITIKE/SOCIALE NË SHQIPËRI

Dita e sotme shënon ditën e të dashuruarve, Shën Valentinin. Ky përcaktim lindi nga një sërë legjendash, të cilat janë shtuar me kalimin e kohës. Një prej legjendave lidhet me shenjtorin Shën Valentin, emrin e të cilit mban edhe kjo ditë. Shën Valentini është një shenjtor gjerësisht i njohur, që […]