Dhurohen 25 kompjutera në gjimnazin ‘Partizani‘/Bushati: Investojmë për një arsim cilësor

Bleona Hoxha
Read Time38Seconds

Kreu i PS Tiranë, Ervin Bushati së bashku me ‘Comdata Group’, kompania lider në Itali në fushën e telemarketingut, Administratorin e njësisë nr. 8, Dritan Dango dhe kryetaren e Partisë Socialiste të njësisë 8, Aida Llazani ndërmorën nismën humanitare për dhurimin e 25 kompjuterave në gjimnazin ‘Partizani’.

Deputeti socialist, Ervin Bushati theksoi se nisma është një investim në rritjen e cilësisë dhe standardeve të mësimdhënies.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që kreu i PS në Tiranë ndërmerr të tilla misione humanitare.

Me anë të nismës humanitare ‘Familja e Zemrës’, deputeti ka ndihmuar familje në nevojë, nëna kryefamiljare, të moshuarit gjatë pandemisë si edhe shumë kategori të tjera në pamundësi ekonomike.

Misioni vijon…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Mariza Ikonomi: Mirënjohëse për ndryshimin e lagjes time dhe hapësirat që iu keni dhënë fëmijëve!

Kreu i PS Tiranë, Ervin Bushati së bashku me ‘Comdata Group’, kompania lider në Itali në fushën e telemarketingut, Administratorin e njësisë nr. 8, Dritan Dango dhe kryetaren e Partisë Socialiste të njësisë 8, Aida Llazani ndërmorën nismën humanitare për dhurimin e 25 kompjuterave në gjimnazin ‘Partizani’. Deputeti socialist, Ervin […]