Deri në vitin 2020 në Europë do të ofrohet internet falas

administrator
Read Time37Seconds

Bashkimi Evropian ka vendosur që deri në vitin 2020, të ofrojë shërbim interneti falas në çdo mjedis publik, si në qytete ashtu edhe në fshatrat më të vogla. “Çdo qytet, madje edhe komunitetet e vogla, duhet të pajisen me interneti pa kabëll në qendrat kryesore, parqe, qendra tregëtare, spitale apo vende të tjera publike”, thotë BE.

Komisioni Evropian e quan detyrë me interes publik ofrimin e këtij shërbimi. “Kjo nismë i kontribuon vizionit tonë që çdo fshat dhe qytet evropian, në qendrat e tyre të interesit publik të ketë internet falas pa tela deri në vitin 2020”, tha kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker. Hollësitë për realizimin e këtij projekti do të bëhen publike brenda këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

`Fshati Ylber` në Indonezi, atraksion turistik

Bashkimi Evropian ka vendosur që deri në vitin 2020, të ofrojë shërbim interneti falas në çdo mjedis publik, si në qytete ashtu edhe në fshatrat më të vogla. “Çdo qytet, madje edhe komunitetet e vogla, duhet të pajisen me interneti pa kabëll në qendrat kryesore, parqe, qendra tregëtare, spitale apo […]