Dërgimi i mjekëve në Itali/ Bushati: Kokën lart! Shqipëria, shembull solidariteti në komunitetin ndërkombëtar

Bleona Hoxha
Read Time2 Minutes, 46 Seconds

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ishte i ftuar në një intervistë ekskluzive për televizionin ‘A2 CNN’, ku foli rreth situatës në të cilën ndodhet sot Shqipëria dhe shtetet e tjera, për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19.

Bushati theksoi se masat e marra nga qeveria shqiptare janë gjëja e duhur, duke patur parasysh  statistikat e të prekurve dhe numrit të ulët të viktimave në vend.

‘Jemi në kushte të jashtëzakonshme. Njerëzimi ka përballë një armik të padukshëm, por real. Janë mbi 34 mijë të vdekur në gjithë botën, pra kjo është një luftë,  ndonëse jo me bomba, por që po vret shumë njerëz. Kur shikojmë shifrat galopante të vdekjeve në Itali, mendoj që masat e marra janë gjëja e duhur dhe këtë na e tregojnë dhe statistikat e të infektuarve dhe vdekshmërisë në vend’, shprehu  Bushati.

Deputeti deklaroi se iniciativa e qeverisë për t’i bërë ballë kësaj pandemie është për t’u përgëzuar, e po ashtu për t’u përgëzuar është edhe edhe vullenti i qytetarëve për t’u adaptuar me mënyrën e re të jetesës.

‘Kjo mund të quhet si Lufta e Tretë Botërore për shkak të humbjeve njerëzore dhe ekonomike, ku këto të fundit llogariten deri në 25-30 % të GDP-së globale’, pohoi Bushati.

Më tej deputeti shtoi se shteti shqiptar, ndonëse në mënyrë të reduktuar, po vijon aktivitetin social dhe politik, por sigurisht duke reduktuar kontaktin fizik.

‘Kemi kryer mbledhje online edhe me Komisonet.  Pikëpamja legjislative është një problem për gjithë botën, pra mënyra si do të votohet, por kjo nuk ka pengon të kemi diskutime dhe të ndryshojmë shkresa apo rezoluta’, shpjegoi deputeti socialist.

Lidhur me nismën e qeverisë shqiptare për të ndihmuar familjet në nevojë, Bushati shprehu se në njësinë nr.8, ka më shumë se një muaj që është ndërmarrë iniciativa e quajtur ‘Familja e Zemrës’, ku me anë të kësaj nisme është ndihmuar çdo pensionist apo familje në nevojë.

‘Janë një grup i caktuar që sipas protokollit dhe rregullave të OBSH-së, ndihmojnë dhe qëndrojnë pranë njerëzve, pra nuk mund të ndihmojë çdokush që ka dëshirën për të ndihmuar sepse nuk mund të riskojmë qytetarët’, tha kreu i PS-së në Tiranë.

I pyetur për iniciativën e shtetit shqiptar lidhur me dërgimin e mjekëve dhe infermierëve në Itali, Bushati deklaroi se Shqipëria qëndron me kokën lart në gjithë komunitetin ndërkombëtar duke dhënë kështu një shembull solidariteti në këto kohë të vështira.

‘Kam marrë shumë sms inkurajimi nga shqiptarë në Itali, të cilët shprehin se janë krenarë për aktin e kryer. Do të vijojmë të ndihmojmë me sa mundemi çdokënd në nevojë. Njerëzit duhet të jenë të duruar sepse kjo luftë fitohet vetëm duke qëndruar në shtëpi. Do ta kalojmë këtë të gjithë së bashku, do të fitojmë dhe do të dalim më të fortë nga e gjithë kjo’, theksoi së fundmi deputeti Bushati.

Intervista e plotë:

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Explorim drejt BE-së, Euronews Albania/ Deputeti Bushati, ska rrisqe- vetëm të mira.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ishte i ftuar në një intervistë ekskluzive për televizionin ‘A2 CNN’, ku foli rreth situatës në të cilën ndodhet sot Shqipëria dhe shtetet e tjera, për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19. Bushati theksoi se masat e marra nga qeveria shqiptare janë gjëja e […]