Deputeti që duam| Ardita Kongjonaj

Kledina Skëndo
Read Time6 Minutes, 50 Seconds
Kjo është Ardita Kongjonaj një nga kandidatet më të vecanta për Deputete për zgjedhjet parlamentare për këtë vit.
Ajo ka kryer studimet për Epidemiologji në Israel, pranë Universitetit Hebre të Jerusalemit, ndër më të mirët në botë.

Ajo beson në ndryshimin rrënjësor dhe të përparuar të vendit tonë. Kjo e ka bindur të jetë pjesë e kontributit pas një edukimi shumë cilësor. “Konkurimi nuk na tremb, por na rrit, duke na përballur me sfidat e këtij shekulli, që po transformon me ritme rrufe shumë gjëra në jetët tona.”

 1.Ardita, do të donim që të ndanit me ne disa nga kujtimet e hershme të fëmijërisë suaj që ju përshkruajnë si fëmijë, familjen dhe shkollimin tuaj?  

Mësimet e para i kam nisur tek kopshti Anglez në rrugën e Durrësit, në atë kohë i vetmi që ofronte gjuhë të huaj. Kam qenë femijë shumë i qetë sa edhe të afërmit gjenin mënyra për të më degjuar zërin 😊.

Ardhja e vëllait ne jetë kur unë isha vetëm 7 vjec, ishte një dhuratë e bekuar për mua. Dhe kisha shumë deshirë të kujdesesha për të. Sot jemi shok dhe shumë pranë njëri tjetrit, edhe pse në distancë gjeografike dhe profesionale.

Shkollën fillore dhe tetëvjecare e kam ndjekur tek De Rada, me të njëjtin karakter dallues timin, mes rezultateve shumë të mira. Mësuese Moza e klasës së parë kishte vetëm fjalë të ngrohta dhe të bukura për mua. Nuk mund të lë pa përmendur mësuesen kujdestare Kreuzën, të gjuhës shqipe dhe letërsisë, që gjithmonë më vlerësonte përpara klasës për esetë dhe hartimet. Tek Samiu, një nxënëse sistematike, e pavëmendshme ndaj të tjerëve por jo ndaj mësimeve. Bursa e studimeve në Israel në Universitetin e themeluar nga Einstein, i dha një tjetër përmasë rrugëtimit tim të dijes.

Klasa përbëhej me kolegë nga të gjitha vendet e botës. Skype qëndronte hapur gjithe natën me Tiranën – familjen.

 

Një studim me orë shumë të zgjatura deri 04 të mëngjesit, por nuk kishte një zgjedhje. Një vend që të mbush me dashuri dhe shpresë për të ardhmen. Profesorë që më aktivizuan në projekte disavjecare që studente e deri mëtani. Studimi në Israel ishte vërtetë një sfidë që do të përcaktonte drejtimin e jetës time në të ardhmen. Cdo gjë shkoi sipas parashikimeve përvecse, prindërit nuk ju përgjigjën kërkesës së një pune në Israel në përfundim të studimeve. Jo, duam të kthehesh këtu, të kontriubosh në vendin tënd.. S‘më dëgjuan, i dëgjova…

 

2. Nëse do t’ju kërkohet të citoni një situatë ose ngjarje të veçantë në karrierën tuaj që dha ju kënaqësinë më të madhe, cila do të ishte?

Të projektosh të ardhmen, nuk mund të jesh i saktë vetëm nisur nga dëshirat. Tërë jeta pas universitare kalon mes rrugësh të pashkelura dhe pikëpyetjeve tunduese.

Puna nisi me profesorët e mi që asnjeherë nuk më shkeputen nga projektet deri në bashkëpunëtore në botimet shkecore. Vlerësimet e tyre më motivonin për të ecur më tej në punët me organizatat ndërkombëtare prestigjoze, por pa më shkëputur nga vendi i studimeve. Do të doja të vecoja eksperiencën si shefe misioni e Italisë për organizatën IsraAID. Kjo nisi në momentet më tragjike të pasojave të tërmetit në Amatrice. Kisha përgjegjësinë e organizimit, manaxhimit të kësaj katrastrofe me pasoja të rënda për jetët njerëzore e cila zgjati 3 vite. Gjatë kontakteve me kryetarin e bashkisë Amatrice, duke vëzhguar punën gjatë aktiviteteve, më pyeti: Cila është origjina juaj? Shqipëria fola. Sigurisht i bëri përshtypje dhe u shpreh se pa një produkt të perkryer, kombinim ideal i origjinës me shkencën. 

3. Cilat besoni se janë sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet shoqëria jonë? Si ka gjasa të ndryshojnë këto në të ardhmen? 

Shoqëria jonë si mbarë ajo botërore ka sfida të shtuara. Kjo dhe si vend i vogël, me trashëgimi jo fort të shëndetshme në shumë fusha. Lëvizjet demografike morën kohën e tyre, emigracioni, reformat infrastrukturore të një shtet ndërtimi ndryshe nga koha e diktaturës. Të gjitha nuk është se na gjetën gati. Prindërit e mi janë përballur me këtë tranzicion të gjatë shpesh dhe me gabime të panevojshme. Unë kam moshën e demokracisë, atëherë kur ndryshimet nisën dhe morën udhë. Edukimi mendoj se është sfidë e një rëndësie emergjente. Sepse në revolucionin inxhinierik, teknologjik, revolucioni i katërt, duhet të konkurojmë si të barabartë me fqinjët, europianët dhe më tej. Edhe sot në vendin tonë, shërbimet online kanë mënjanuar kontaktet me zyrtarin si një element ndihmës kundër korrupsionit.

 Kjo nuk mund të bëhet pa një cilësi arsimi. Kjo na jep shanse të njëjta në tregun e punës dhe na rrit aksesin në biznes.

Ekonomia është motori që mban peshën e zhvillinit. Përshtatja me projektet e BE për një zhvillim të qëndrueshëm sa rajonal dhe kombëtar, në raport me tregun së paku rajonal, do na ndryshonte disa parametra.

Kujdesi ndaj të rinjve për shkollim, për profesionistë që sot janë zhvilluar, dhe po kthehen për të dhënë kontributin e tyre në Shqipëri është një vlerë e shtuar edhe në ekonomi, një prioritet që kërkon vëmendje të pandërprerë. Them janë më thelbësoret, sepse përmirësimet janë vazhdë e punës së qeverisë. 

4. Cilat janë vlerat tuaja thelbësore dhe cila është më e rëndësishme për ju? 

Kjo është pak në raport delikat me modestinë, por do e lemë disi mënjanë. Unë nuk njoh orar në punë. Përkushtohem dhe sakrifikoj që punën e marrë përsipër të kryhet, sepse dikush, disa, qoftë edhe një njeri pret të përfitojë nga përfundimi i saj. Punoj lehtësisht në ekip, përballoj trysninë e punës, ngjajmë disi me makina që nuk ndalojnë pa bërë kilometrin e fundit të asaj që duhet. Rëndësi ka transparenca, korrektesa, ndershmëria. Cdo qindarkë që shpenzohet është e qytetarëve. Në një qeverisje është manaxhere kujdestare ta kthejë në shërbim dhe lehtësira për ata që e paguajnë. 

5. Kandidimi juaj për “Deputeti që Duam”, ftesë e Kryeministrit Rama për këdo që ka ambicien e kurajon për ta provuar veten në politikë. Na tregoni si e pranuat këtë ftesë dhe cfarë ju nxiti të aplikoni? 

 

Ftesa ishte publike. E ndjeva si një garë vlerash dhe kontributesh ndaj u përfshiva. Ajo që është bërë në afro tetë vite është një motiv. Unë konkurimin kam pasur dhe kam njësi matëse në jetën time dhe kjo është një mundësi e re. Kryeministri Rama ka parë këtë nismë si një dimension të ri të ofertës politike të forcës që ai drejton.

Me këtë model përcjell shpresën se të rinjtë kanë mundësi në Shqipëri.  

 

Depueti që duam/ Platëforma online www.deputetiqeduam.al

Në 25 prill 2021 zgjedhësit shqiptarë gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumëemërore të çdo subjekti zgjedhor.Përmes ndryshimeve kushtetuese dhe në ligjin zgjedhor zgjedhësit në pranverën e vitit të ardhshëm nuk do të votojnë më si deri më tani vetëm për partinë politike që ata preferojnë, por vota e tyre do të jetë përcaktuese për deputetin që ata duan t’i përfaqësojë në Kuvendin e shqiptarëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Buxheti 2019, Bushati: Disiplina e financave dhe lehtësitë ndaj biznesit parandaluan krizën nga pandemia

Kjo është Ardita Kongjonaj një nga kandidatet më të vecanta për Deputete për zgjedhjet parlamentare për këtë vit. Ajo ka kryer studimet për Epidemiologji në Israel, pranë Universitetit Hebre të Jerusalemit, ndër më të mirët në botë. Ajo beson në ndryshimin rrënjësor dhe të përparuar të vendit tonë. Kjo e […]