Deputeti i PS godet në shenjë, PD hyn në zgjedhje

administrator
Read Time1 Minute, 54 Seconds

Pak ditë para konfirmimit të marrëveshjes Rama-Basha për t`i dhënë fund bojkotit, deputeti socialist, Ervin Bushati, i ftuar në rubrikën Opinion në News24 , është shprehur i bindur se Partia Demokratike do të futet në zgjedhje dhe mesa duket ka goditur në shenjë. Kjo pasi pikërisht sot u arrit marrëveshja e shumëpritur nga dy kampet politke dhe PD përfundimisht do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen në 25 Qershor.

Nga studio e News24 z.Bushati ka komentuar letrën e disa ditëve më parë të komisionerit për Zgjerim Johannes Han, drejtuar opozitës ku ka kritikuar qëndrimin e opozitës për bojkotin e zgjedhjeve. Bushati e ka cilësuar qëndrimin e komisionerit Han si shuplakë ndaj opozitës.

“Kjo shuplakë direkte e BE-së i vjen lidershipit të PD-së e drejtpërdrejtë, e qartë dhe pa ekuivoke. BE ka bërë të qartë se mazhoranca e ka pasur vullnetin për të bashkëpunuar. Lajm i mirë nga BE është që ajo do t`i njihte zgjedhjet edhe nëse ato do të zhvillohen më 18 qershor. PD nuk është treguar në lartësinë e duhur, por lajm i mirë është që shqiptarët janë të distancuar”, është shprehur Bushati.

Deputeti socialist në fjalën e tij ka nënvizuzar edhe njëherë se kjo mazhorancë ka bërë gjithçka për dialog. Sipas tij kjo qeveri e ka treguar këtë edhe me shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë, e cila ka qënë një sinjal që Partia Socialiste është e gatshme për t`i hapur rrugë çdo zgjidhjeje për të dalë nga situate dhe destabilizimi i vendit.

“Vota popullore nuk mund të anashkalohet. Vota zgjedh qeverinë, qeveria zgjidhet me votë. Çdo gjë tjetër është e negociueshme. Unë besoj se PD do i thërrasë mendjes dhe do të futet në zgjedhjet e qershorit, nuk do të bëjë vetëvrasje, pasi bojkoti dhe destabilizimi që ato kanë bërë deri më tani është një vetvrasje për opozitën. Nuk  dua që të shkojmë në zgjedhje pa opozitën, nuk dua të ketë asnjë akt destabilizues, por jam i bindur se PD do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare 2017”, thotë më tej Bushati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë ka ndodhur më 19 qershor?

Pak ditë para konfirmimit të marrëveshjes Rama-Basha për t`i dhënë fund bojkotit, deputeti socialist, Ervin Bushati, i ftuar në rubrikën Opinion në News24 , është shprehur i bindur se Partia Demokratike do të futet në zgjedhje dhe mesa duket ka goditur në shenjë. Kjo pasi pikërisht sot u arrit marrëveshja […]