Deputeti Ervin Bushati, jep lajmin e mirë për studentët e ekselencës, programi “Fulbright” vijon në vitin 2020 me një buxhet të zgjeruar.

Kledina Skëndo
Read Time1 Minute, 39 Seconds

  Deputeti i  Partisë Socialiste, Ervin Bushati deklaroi nga foltorja  e parlamentit lajmin e vazhdimësisë të shkëmbimit  të studentëve të ekselencës nëpërmjet  programit “Fulbright” të Shtetit Amerikanë .

 ” Dua të shpreh mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për zbatimin e programit  “Fulbright” i cilësuar si një ndër më dinjitozët në botë që nga lufta e dytë botërore. Ky program vjen në një format  të përditësuar, Shteti Shqiptar ka vënë një garanci prej $150,000. Kjo marrëveshje do të nisë zbatimin e saj, duke filluar nga viti  2020. 

Këto marrëdhënie institucionale do të bëjnë të mundur shkëmbimin e studentëve ekselencës.  Trajnimi i këtyre studentëve do të ndihmonte në sfidat e së ardhmës, në fushën e Inovacionit, Medias, Zhvillimit Urbanistikë si dhe në fushën e Teknologjisë së ndërtimit.

Me tej ai shprehet se një orientim sa më I mirë i studentëve do të shërbentë si maksimizim i mundësive tona universitare, me individë të cilët nesër do ti shërbejnë shoqërisë Shqiptare në profesionet në të cilat zgjedhin të trajnohen. 

Ministria e Arsimit duhet ti shoh sektorët e  caktuara të Ekonomisë, si një investim i ndërsjelltë për të ardhmen. Gjithashtu ftojë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të përkrahin këto sektorë industrie të cilët kanë një avantazh në krahasim më sektorët e tjerë. Sektorët në fushën e Turizimit dhe Zhvillimet teknologjike janë potencial për Ekonominë e vendit tonë.

Në fjalinë e tij përmbyllëse Deputetit I partisë Socialiste Ervin Bushati, u shpreh se ndihej ” I privilegjuar  të prezantonte një program nga më të mirët në Botë”, nisur dhe nga eksperienca e tij si studentë i degës së Financës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Koncesioni për aeroportin e Vlorës, tre skenarët për trafikun e pasagjerëve

  Deputeti i  Partisë Socialiste, Ervin Bushati deklaroi nga foltorja  e parlamentit lajmin e vazhdimësisë të shkëmbimit  të studentëve të ekselencës nëpërmjet  programit “Fulbright” të Shtetit Amerikanë .  ” Dua të shpreh mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për zbatimin e programit  “Fulbright” i cilësuar si një ndër më […]