Deputeti Bushati: Qeveria i mori masat në kohë për COVID 19, ja kur rimëkëmbet ekonomia/ Opozita llomotitje pa sens

Kledina Skëndo
Read Time1 Minute, 45 Seconds

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në një lidhje me skype me News 24, deklaroi se Shqipëria fatmirësisht po e përballon me sukses përhapjen e koronavirusit. Kjo sic shtoi, për shkak të masave të marra në kohë nga qeveria.

“Një situatë e tillë e paprecedentë mund të quhet nga përmasat e humbjeve si një luftë e tretë që ka bllokuar palentin. Nuk besoj që njerëzimi ka kaluar ndonjëherë të tillë situatë. Duhet të dimë që deri tani qeveria shqiptare ka marrë masa, është menaxhuar shumë mirë situata. S’mund të kemi zgjidhje për cdo gjë menjëherë, pasi edhe situata është në zhvillim”, tha ai.

Sa për hyrjen në fuqi të aktit normtiv për shtyrjen e pagesave të qirave nga bizneset e vogla, studentët dhe ata që nuk punojnë për shkak të koronavirusit, për një periudhë 2 mujore, sipas Bushatit u bë për të ndihmuar shtrsën më vulnerabël të shoqërisë.



“Hallka më e dobët janë shtresat në nevojë dhe masat e marra janë për të mbrojtur këto shtresa në fillim”,- tha ai, ndërsa shtoi se në këtë situatë, opozita shqiptare nuk po jep asnjë ndihmë.

“Opozita duhet të ishte më konsdtruktive në këtë situatë, duhet të ndoihmonte në këtë situatë lufte. Llomotitja e tyre është pa sens, se e dëgjova dhe Bozdon që foli, jo qeveria po merr të dhënat, po qeveira i ka të dhënat. Sot nuk e dëgjuam më të flaës për qeranë, e kanë memorien 24 orë, më pas i harrojnë gjërat”,- tha ai.

Sa për ekonominë, ai u shpreh shpresëplotë për një rimëkëmbje pas disa muajsh.

“Pas dy apo tre muajsh do kemi nisje të ringritjes ekonomike. Nga shtatori mund të jetë gjetur edhe vaksina kundër virusit dhe gjërat bëhen më mirë., Paratë janë aty, do ringrihemi nga kjo karantinë. Ekonomia do ngrihet shpejt pasi situata makroekonomike është e mirë”,- vijoi Bushati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Akti normativ për qiratë/Bushati: Shqipëria, në sinkron me shtetet e tjera

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në një lidhje me skype me News 24, deklaroi se Shqipëria fatmirësisht po e përballon me sukses përhapjen e koronavirusit. Kjo sic shtoi, për shkak të masave të marra në kohë nga qeveria. “Një situatë e tillë e paprecedentë mund të quhet nga përmasat […]