Deputeti Bushati në Top Talk/20 miliardë për rindërtimin nga buxheti i shtetit

Kledina Skëndo
Read Time1 Minute, 32 Seconds

I ftuar në studion televizive në emision politik “Top talk”, deputeti i PS-së Ervin Bushati, në një bashkëbisedim për Buxhetin e Shtetit 2020.

Në lidhje me shpërndarjen e fondeve u shpreh se:

“Eshtë parashikuar që në buxhetin tonë të kemi patjetër 20 miliardë lekë për rindërtimin e banesave të të prekurve nga tërmeti”, kështu u shpreh deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati.

“Ndērkohë që po flasim po vijon akoma vlerësimi për dëmet e tërmetit. Lidhur me pjesën e shpenzimeve apo dëmeve, 80% e rasteve janë matur dhe kolauduar. Është përdorur një metodologji shumë e saktë dhe e koordinuar nga ministri Çuçi. Janë marrë dhe janë parë të gjitha zonat, janë futur në një sistem të saktë me GPS dhe fotografi. Unë mendoj që shifra do të jetë e madhe. Kemi parashikuar 20 miliardë, por mund të shkojë edhe më shumë dëmi në banesat e qytetarëve. Shumë pjesë të infrastrukturës duhet të përmirësohen. Ka shumë linja elektrike, ka rrugë, kanalizime dhe linja uji, ku të gjitha këto do të sjellin një kosto të shtuar”, deklaroi deputeti Bushati.

Më tej ai shtoi se nëpërmjet Konferencës së Donatorēve, pritet që fondi pë rindërtim do të shtohet.

“Nëpërmjet Konferencës së Donatorëve, e cila do të mbahet në janar të vitit që vjen, do të shohim se sa nga vendet e BE kanë ndarë një fond pë këtë rast emergjence për Shqipërinë, ndonëse është në limitet e parashikuara për vitin 2019”, shprehu deputeti i PS, Ervin Bushati.

Gjithashtu ai më tej shpjegoi se 20 miliardë lekët që janë parashikuar pë rindërtim vijnë përkatësisht 7 miliardë nga ato që janë mbledhur deri tani, ndërsa 13 miliardë janë nga buxheti i shtetit.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë detyre ka presidenca e BE-së?

I ftuar në studion televizive në emision politik “Top talk”, deputeti i PS-së Ervin Bushati, në një bashkëbisedim për Buxhetin e Shtetit 2020. Në lidhje me shpërndarjen e fondeve u shpreh se: “Eshtë parashikuar që në buxhetin tonë të kemi patjetër 20 miliardë lekë për rindërtimin e banesave të të […]