Dëmet që sjell konsumimi i tepërt i kafes

administrator
Read Time1 Minute, 12 Seconds

Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën e tyre pa marrë dozën e kafeinës për të cilën kanë nevojë. Ata gjejnë të kafeja “energjinë” për të nisur ditën. Edhe pse shumë prej nesh mendojnë se kafeja vë në lëvizje motorët tonë të energjisë, studime të ndryshme kanë treguar se konsumi i tepërt i saj jo vetëm që humbet efektin e energjisë, por kthehet në një lëng të dëmshëm.

Marrja e një doze të tepruar kafeine nuk e ndihmon aspak procesin krijues.Gjithashtu konsumi i saj, veçanërisht në orët e pasdites, krijon probleme me pagjumësinë. Një studim eksperimental i kryer nga Universiteti i Nevadas ka treguar se efekti i kafeinës tek femrat mund të pengojë funksionin e disa qelizave të tubave vezorialë, duke e bërë pothuajse të pamundur fekondimin. Kafeja gjithashtu dëmton smaltin e dhëmbëve duke shfaqur njollat e errëta të papëlqyeshme në dhëmbët e parë. Nivelet e larta të kafeinës mund të çojnë në aritmi të forta zemre. Dozat e shtuara të kafes, mund të rrisin tensionin e syrit, duke shkaktuar probleme të tilla si shtresëzimi, një nga simptomat e hershme të glaukomas.

Ndaj të gjithë ato që janë “të dashuruar” pas kafeinës duhet të tregojnë kujdes, pasi përdorimi i tepërt i saj mund t`ju shkaktojë probleme serioze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Princesha e Japonisë heq dorë nga kurora

Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën e tyre pa marrë dozën e kafeinës për të cilën kanë nevojë. Ata gjejnë të kafeja “energjinë” për të nisur ditën. Edhe pse shumë prej nesh mendojnë se kafeja vë në lëvizje motorët tonë të energjisë, studime të ndryshme kanë treguar se konsumi […]