Dekriminalizimi/Bushati: Reforma në Drejtësi, pika më e fortë e PS-së

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 37 Seconds

Kryetari i PS-Tiranë dhe njëherazi deputeti i i Kuvendit të Shqipërisë, Ervin Bushati ishte i ftuar në studion e televizionit “Ora News”, ku foli rreth zhvillimeve të mëtejshme të Reformës në Drejtësi, të cilën e ka quajtur dhe si pikën më të fortë të Partisë Socialiste.

“Ka qenë kjo mazhorancë që ka iniciuar ndryshimet kushtetuese dhe i ka hapur rrugën SPAK-ut dhe Byrosë së Hetimit. Sot këto institucione po krijohen të pavarura dhe me një arkitekturë gati perfekte”, ka deklaruar Bushati.

Më tej deputeti shprehu se Shqipëria ka sistemin më të avancuar në botë sepse ka në Kushtetutë, pra brenda në trupin e saj, një Komision Monitorimi Ndërkombëtar, që nuk është në asnjë vend tjetër të botës.

I pyetur nga gazetari nëse politika ka apo jo moral publik, Bushati e pohoi këtë fakt rracionalisht duke argumentuar se përderisa janë iniciuar nisma të tilla si ajo e Reformës në Drejtësi, ky lloj morali është jetësuar nga Partia Socialiste.

“Jemi një vend që kemi treguar maturi duke pritur fillimin e punës nga ana e  institucioneve që do të luftojnë krimin. Për herë të parë po ia nisim nga fillimi, duke qenë se Shqipëria doli nga diktatura, erdhi demokracia, kapitalizmi sundimi i ligjit dhe shumë progrese të tjera në vetëm 30 vjet, një kohë relativisht e shkurtër për ndryshime drastike kaq të mëdha”, shprehu deputeti.

Pyetjes lidhur me denoncimin e Partisē Demokratike kohët e fundit ndaj subjekteve të implikuar në krim sipas tyre, Bushati deklaroi se në çdo rast që është konstatuar një shkelje, PS-ja është distancuar.

“Njerëz perfektë nuk ka, por vullnet politik për të vijuar Reformën në Drejtësi dhe për të pastruar politikën nga çdo ndikim kriminal, ky patjetër që është fokusi ynë”, shtoi së fundmi kreu i PS-Tiranë.

‘Zemra e Tiranës’

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Reforma Zgjedhore/ Bushati: Nuk kanë faj sistemet, por aktorët politikë

Kryetari i PS-Tiranë dhe njëherazi deputeti i i Kuvendit të Shqipërisë, Ervin Bushati ishte i ftuar në studion e televizionit “Ora News”, ku foli rreth zhvillimeve të mëtejshme të Reformës në Drejtësi, të cilën e ka quajtur dhe si pikën më të fortë të Partisë Socialiste. “Ka qenë kjo mazhorancë […]