Deklaratat e Vuçiç, NATO: Dialogu, zgjidhje e vetme politike për stabilitetin

Zemra e Tiranës
Read Time42Seconds

Pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se në Kosovë mund të ketë konflikt si në Nagorno Karabak, nëse përpjekjet për paqe dështojnë, zyrtarë të NATO-s janë shprehur se dialogu është zgjidhja e vetme politike që garanton stabilitet në rajon.

“Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me ndihmën e BE-së, si zgjidhje të vetme të përhershme politike për stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor,” tha një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.  

“Misioni i KFOR-it [në Kosovë], i udhëhequr nga NATO-ja, mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit nga Kombet e Bashkuara, për të ofruar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë,” shtoi ai.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ish-luftëtari i UÇK: Lufta jonë ka qenë për mbrojtje, kjo është madhështia e saj

Pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se në Kosovë mund të ketë konflikt si në Nagorno Karabak, nëse përpjekjet për paqe dështojnë, zyrtarë të NATO-s janë shprehur se dialogu është zgjidhja e vetme politike që garanton stabilitet në rajon. “Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun midis […]