Deklaratat e Metës/Bushati: Lëvizjet e Presidentit, politike! Më 2 mars nuk ndodh asgjë!

Bleona Hoxha
Read Time3 Minutes, 25 Seconds

Deputeti i PS, Ervin Bushati ishte ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News 24, ku foli rreth aludimeve të opozitës për zgjedhje të parakohshme, deklaratave të presidentit Meta dhe thirrjen e tij për manifestim më 2 mars, si edhe rreth sulmeve të drejtpërdrejta ndaj Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt.

I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa lidhur me zgjedhjet e parakohshme që opozita ka kërkuar, Bushati u shpreh i bindur se nuk ka për të patur të tilla, madje edhe vetë opozita e ka lënë në harresë tashmë një kërkesë të tillë.

”Është shumë konstruktive që s’ka më zgjedhje të parakohshme. Opozita e ka lënë ëndrrën e zgjedhjeve të parakohshme. Ne nuk e kemi as në Kushtetutë as në ligj. Qeveritë bien vetëm në parlament. Në një rast të paprecedentë në 2017 ne e bëmë një gjë të tillë dhe dolën edhe më keq. Ne s’mund t’i futemi një gjëje të tillë që s’ka pasur as në botë as në Shqipëri një vlerë të tillë. Duke shkuar më pas edhe tek djegia e mandateve, ne s’mund t’ia falim këtë gjë pasi ne s’jemi babai i tyre ne jemi rivali i tyre. E kuptoj hallin e zotit Basha që do të emocionojë demokratët e tij. I dua demokratët, i kemi miq apo krushqinj. Opozita ka gjithë kohën të përgatitet për zgjedhje dhe kur vjen ndeshja nuk mund të thotë se po çaj topin dhe s’futem në lojë. Nëse janë gati le të futen në lojë dhe të fitojnë me një mënyrë që e mbështesin partnerët dhe SHBA.”- deklaroi deputeti i PS, Bushati .

Nga ana tjetër, i pyetur lidhur me deklaratat e presidentit, ku ndër të tjera është shprehur me bindje se qeveria po bën grusht shteti, Bushati shprehu se Meta duhet të jepte dorëheqjen dhe të bënte opozitë, pasi sipas deputetit, të gjitha këto lëvizje të Presidentit janë politike. Më tej, Bushati theksoi se më 2 mars nuk do të ndodhë asgjë.

‘Mendoj që Presidenti duhet të jetë një figurë jashtë politikës, por Meta fatkeqësisht nuk e arrin dot dhe nuk e ka pasur pjekurinë politike për ta bërë këtë, për t’u distancuar nga politika, ashtu siç e ka në stofin e tij dhe si një nga aksionerët kryesorë të partisë së tij. Nuk është fare dinjitoze të merret me politikë, argumentet që ngre janë tërësisht politike.Meta ka bërë shumë thirrje alarmante, nuk dua të merrem me penalitetin dhe tonet e opozitës që sjell Presidenti, pra sa alarmante e dëshpëruese janë. Them që Presidenti nuk arrin dot të zhvishet nga pelerina opozita dhe t’ia lërë në dorë opozitës. Shumë mirë që nuk është dakord me mazhorancën, por ka shumë mënyra për ta bërë këtë. Do jemi këtu pas një muaji dhe do shohim që nuk do të ndodhë asgjë. Më 3 mars jam gati të vij në intervistë. Meta po e bën për të tërhequr vëmendjen, pas Konferencës së Donatorëve’, shtoi deputeti socialist.

Një tjetër çështje me rëndësi që Bushati dënoi ashpër, janë sulmet ndaj Ministres së Drejtësisë. Bushati shprehu se Gjonaj po sulmohet, pasi është një ndër personat kyç të Reformës në Drejtësi.

“Ministrja Gjonaj është përgjigjur në mënyrë dinjitoze, nuk kam përgjigje. Mund të kishte ngritur shumë padi të tjerë, por i ka dhënë këtë përgjigje. Presidenti nuk është koherent. Nuk ka pse i hyn detajet të merret me ministren, kur merret me Gjykatën Kushtetuese, kështu ai zhvlerëson qëllimin e tij. Më vonë ai mund të kalojë edhe te një drejtor, te një deputet, dhe kjo nuk është serioze”, theksoi së fundmi kreu i PS-Tiranë.

 

Intervista e plotë më poshtë: 

‘Zemra e Tiranës’

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Opozita në shesh më 2 mars?!/Bushati: Nuk është ‘vallja’ e Bashës

Deputeti i PS, Ervin Bushati ishte ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News 24, ku foli rreth aludimeve të opozitës për zgjedhje të parakohshme, deklaratave të presidentit Meta dhe thirrjen e tij për manifestim më 2 mars, si edhe rreth sulmeve të drejtpërdrejta ndaj Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt. I […]