“Dashuria për botën nis nga ngrohtësia familjare”. Libri “Nënë Tereza e Kalkutës” na përcjell mesazhe të mëdha sot me fëmijët në Bibliotekën Hamit Beqaj

Kledina Skëndo
Read Time1 Minute, 30 Seconds

Shkollat janë të mbyllura këtë javë: por Biblioteka “Hamit Beqaj” është e hapur për fëmijët tuaj.

Ata kanë nevojë më shumë se kushdo për vëmendje dhe hapësira në këtë situatë ndaj JU LUTEMI, sillini fëmijët në bibliotekë dhe vijoni punën, stafi do të kujdeset për ta. 

Nënë Tereza u rrit me shumë dashuri në familje, ndaj edhe i deshi të gjithë njerëzit në botë. Dashuria për botën nis nga ngrohtësia familjare. Libri “Nënë Tereza e Kalkutës” na përcjell mesazhe të mëdha ndaj e lexova sot për fëmijët në Bibliotekën Hamit Beqaj në Zemrën e Tirnës.
Biblioteka plot, zemra plot!

Një nga ushqimet më të mira që prindi mund t’i japë fëmijës është leximi i librave për fëmijë me zë të lartë. Njësoj si ushqimi që ju japin fëmijëve çdo ditë, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me leximin – çdo ditë një tregim, një përrallë apo një libër.  

Leximi është një nga faktorët kryesorë që nxit imagjinatën e fëmijës, gjë që televizori apo tableta e kufizon.

Leximi rrit përqëndrimin tek fëmija, ai ndjek faqet e librit kur prindi i kalon, ai ndjek me sy figurat që prindi i tregon me gisht. Kur fëmijët shikojnë një figurë të një topi jeshil në libër dhe prindi e emërton topin, fëmija fillon të bëjë lidhjen midis asaj që ju thoni e ai dëgjon dhe figurës së topit jeshil. Sa më shumë që ju të lexoni të njëjtin libër, aq më e fortë do të bëhet kjo lidhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Interviste me Administratorin e Njesise 8

Shkollat janë të mbyllura këtë javë: por Biblioteka “Hamit Beqaj” është e hapur për fëmijët tuaj. Ata kanë nevojë më shumë se kushdo për vëmendje dhe hapësira në këtë situatë ndaj JU LUTEMI, sillini fëmijët në bibliotekë dhe vijoni punën, stafi do të kujdeset për ta.  Nënë Tereza u rrit […]