Darka e Krishtlindjeve/Veliaj: E mbajta fjalën e dhënë

Kledina Skëndo
Read Time58Seconds

“Kjo darkë filloi si një ide e Imzot Frendos, ai më propozoi një darkë për natën e Krishtlindjeve dhe unë e mbajta premtimin që i dhashë”, kështu u shpreh kryebashkiaku Veliaj mbrëmbjen e sotme, në darkën e organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Më tej Veliaj shtoi se kjo darkë tashmë do të kthehet në një traditë për kryeqytetin si edhe shprehu mirënjohjen për përfaqësuesit e tjerë fetarë, të cilët ishin të pranishëm këtë mbrëmje.

‘Krishtlindja është historia e dikujt që nuk kishte pasuri. Besoj që do të kemi një moment për të reflektuar për frymën e Krishtlindjes. Secili prej nesh është bekuar nga perëndia me talent për të qenë të dobishëm në komunitet. Shpresoj që qyteti ynë të jetë i mbushur me njerëz që investojnë në këto talente’, shprehu kryebashkiaku.

Më tej Veliaj shtoi se dëshiron që Tirana të njihet si qyteti i cili u ngrit menjëherë nga fatkeqësia. Ai bëri thirrje që të gjithë duhet të investojmë për të pasur një qytet më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Situata post-tërmet/ Bashkia e Tiranës: 30 janari, afati i fundit për heqjen e depozitave të ujit

“Kjo darkë filloi si një ide e Imzot Frendos, ai më propozoi një darkë për natën e Krishtlindjeve dhe unë e mbajta premtimin që i dhashë”, kështu u shpreh kryebashkiaku Veliaj mbrëmbjen e sotme, në darkën e organizuar nga Bashkia e Tiranës. Më tej Veliaj shtoi se kjo darkë tashmë […]