COVID-19: Rrezik për jetën aq sa dhe për ekonominë!

Editor
Read Time3 Minutes, 24 Seconds

Shkruar nga Kostandin Feshti

CoronaVirusi, me të drejtën më të plotë, ka qënë kryefjala e të gjithëve. Jo vetëm për faktin se ka paralizuar vende në shkallë globale, jo vetëm se ka izoluar brenda shtëpisë me qindra qyetarë, si shqiptarë, ashtu dhe të huaj, por dhe pse është duke shkaktuar kolapse në shumë fusha dhe sisteme të ndryshme, me fokus kryesor në ato ekonomike dhe shëndetësore. Sektorët e shërbimit si restorantet, dyqanet, fusha e hotelerisë, duke mos pasur aktivitet, kanë pësuar dëme të mëdha ekonomike. Tregjet e aksioneve gjithashtu kanë pësuar ulje drastike për sa i përket çmimit të aksioneve dhe investimeve në bursë, biznese të ndryshme, banka etj. 

Një studim i kryer nga NBCnews, statonte se shkalla e anullimit të rezervimeve në hotele ka arritur nivele të reja, të pahasura më pare.

  • Amerika e Veriut – 40%
  • Europa – 52%
  • Azia – 90%

Sektori i prodhimit gjithashtu është duke vuajtur shumë. Me mbylljen e fasonerive, fabrikave, uzinave, jo vetëm tek ne, por në mbarë botën, ky sektor ka shkaktuar një panik midis punonjësve të shumtë në numër, vonimit të produkteve dhe tërheqjeve të kapitaleve të vendosura në këtë sektor nga investitorë të shumtë.

Media e njohur amerikane, CNBC staton se: “Frika e ndikimit të koronavirusit në ekonominë globale ka tronditur tregjet në të gjithë botën, me çmimet e aksioneve dhe rendimentet e obligacioneve duke u ulur në një mënyrë të frikshme.”. Gjithashtu ajo shton se shumë banka dhe organizata botërore ekonomike kanë ndaluar dhe mbyllur parashikimet ekonomike për sa i përket ekonomisë globale, startegji kjo e cila së fundmi u ndoq dhe nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

Në një aspekt dhe këndvështrim për sa i përket anës logjike së gjithë asaj çka është duke ndodhur, dhe me aq sa portretizohet në media, të gjithë arrijnë ta kuptojnë se në një situatë ku bizneset ndërpresin punën si pasojë e mbrojtjes së shëndetit të punonjësve dhe mos-shpërhapjes së virusit, momentet ku shumë biznese të vogla private nisin të abuzojnë me çmimet duke shkaktuar panik dhe frustrim tek qytetarët, gjithashtu duke i shkaktuar një problem më shumë qeverisë për t’u mabjtur nën kontroll, të gjitha janë situata me një ndimik direkt në ekonomi.

Image result for coronavirus affecting the economy

Nga disa studime të kryera, shtyrja e madhe e njerëzve drejt kujdesit kundrejt CoronaVirusit, s’vjen vetëm si një pasojë e të qënurit human dhe moralit, s’vjen vetëm si pasojë e të tentuarit të shpëtimit të sa më shumë jetëve, por vjen dhe si një tentativë për të shpëtuar sistemin ekonomik nga një “rrënim” i panevojshëm. Sistemi shëndetësor me atë ekonomik kanë një lidhje simbiotike, e cila me një dëmtim, shkatërrohet si një kështjellë rëre. Të gjitha analizat e nevojshme në këtë periudhë mbulohen nga shteti. Sa më shumë raste, aq më shumë analiza, aq më shumë fonde të cialt nevojiten për pacientët dhe kushtet e duhura. Por nga ana tjetër, sa më shumë raste, aq më shumë biznese të mbyllura, aq më pak fonde të kaluara drejt shtetit, si pasojë e “fikjes ekonomike”. 

E gjithë pjesa e mësipërme mund të shërbejë fare mirë si një skemë, e cila ndoshta mund t’iu bëj të kuptoni, se coronavirusi nuk ka një impakt fatal vetëm në shëndetin tuaj, por dhe mbi xhepin tuaj. Zbatimi i rregullave të vendosura në këtë kohë pakëson rastet dhe çon në shmangien e një kaosi të madh, i cili xha mund të themi se është krijuar. Andaj kjo mund të jetë dhe një thirrje për ju: Kujdesuni për shëndetin që të jetoni jetën dhe nesër, por kujdesuni për të dhe për një asrye më shumë, që jetën e së nesërmes mos ta jetoni duke mbajtur barrën ekonomike të së sotmes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Lufta me COVID-19/Veliaj: Rrugët po dezinfektohen gjatë natës

Shkruar nga Kostandin Feshti CoronaVirusi, me të drejtën më të plotë, ka qënë kryefjala e të gjithëve. Jo vetëm për faktin se ka paralizuar vende në shkallë globale, jo vetëm se ka izoluar brenda shtëpisë me qindra qyetarë, si shqiptarë, ashtu dhe të huaj, por dhe pse është duke shkaktuar […]