Covid-19, në Vjenë kisha shëndrrohet në sallë leximi

Joana Allushi
Read Time1 Minute, 11 Seconds

Pandemia Covid-19 e cila ka `paralizuar`jetesën normale në të gjithë botën, duket se do nukk ka ndër mend të `ikë`. Ndaj mënyra më e mirë është që të përshatemi me këtë mënyrë jetese dhe të gjejmë mënyra alternative për të vijuar aktivitetet tona.

Shkollat dhe universitetet duket se do të vijojnë online ose pjesërsiht me numër të kufizuar nxënësish e studentësh. Duke parë këtë situatë  Kisha Votive e Vjenës ka hapur dyert për studentët e universitetit që po kërkojnë të shmangin sallat e studimit dhe bibliotekat për shkak të pandemisë Covid-19. Në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës, holli i kishës së shekullit XIX vendosi edhe një lidhje me internet me shpejtësi të lartë.

Me gati 90 000 studentë, Universiteti i Vjenës është një nga institucionet më të mëdha të arsimit të lartë në Europë. Universiteti i Vjenës filloi vitin e tij akademik me një përzierje të mësimdhënies fizike dhe online. Studentëve që marrin pjesë në leksione u kërkohet të mbajnë maska ​​dhe të regjistrojnë saktësisht se ku ulen, për ta bërë më të lehtë gjurmimin e kontakteve në rast të një infeksioni.

Sot në Austri adoleshentët dhe të rinjtë kanë nivelet më të larta të infeksionit midis të gjitha grupeve të moshës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Australia drejt mposhtjes së COVID-19

Pandemia Covid-19 e cila ka `paralizuar`jetesën normale në të gjithë botën, duket se do nukk ka ndër mend të `ikë`. Ndaj mënyra më e mirë është që të përshatemi me këtë mënyrë jetese dhe të gjejmë mënyra alternative për të vijuar aktivitetet tona. Shkollat dhe universitetet duket se do të […]