COVID-19 në Shqipëri/Bushati: Përgjegjësi, kurajo dhe qetësi

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 31 Seconds

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ishte i ftuar në një intervistë në studion e ‘Stay Tunned’, ku foli rreth situatës së krijuar në vend me zbulimin e rasteve të para me COVID-19.

I pyetur lidhur me gjendjen aktuale në Shqipëri, Bushati deklaroi se jemi të përgjegjshëm për situatën dhe se kjo është një emergjencë globale.

‘Shpresoj të ketë sa më pak viktima dhe sa më pak probleme për qytetarët. Duhen ndjekur rregullat e OBSH-së, udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të qeverisë nga të gjithë qytetarët. Në këto raste duhet të ndiqen procedurat e orientuara se si të mbrohemi dhe si të ruajmë qetësinë’, shprehu deputeti.

Më tej, kreu i PS-Tiranë nënvizoi se me rëndësi është besimi tek autoritetet, pasi masat paraprake të marra, janë kyç për kapërcimin e gjendjes aktuale në vend dhe parandalimin e përhapjes më tej të koronavirus-it.

‘Qytetarët duhet të kenë besim tek autoritetet. Ne besojmë tek ato në momentin që kemi energjinë elektrike, rrugët, ujësjellës kanalizimet, policinë dhe shërbimet e tjera. Në mënyrë të tillë duhet të besojmë tek autoritetet edhe përsa i përket shëndetësisë. Në raste të tilla duhet të ndiqen të gjitha procedurat e orientuara dhe të ketë një logjikë të përgjithshme për mënyrën se si të sillemi, si të ruajmë veten, të lajmë duart sa më shpesh si edhe të ruajmë distancën. Për këtë arsye janë ndërprerë të gjitha aktivitetet sociale ku ka numër të rritur qytetarësh, që nga shkollat, tubimet, ndeshjet dhe aktivitetet artistike, pikërisht për të ulur rastet me COVID-19’, theksoi së fundmi deputeti socialist, Ervin Bushati.

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Sensibilizimi Mediatik: Nga lajmet e rreme tek emisionet pa publik!

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ishte i ftuar në një intervistë në studion e ‘Stay Tunned’, ku foli rreth situatës së krijuar në vend me zbulimin e rasteve të para me COVID-19. I pyetur lidhur me gjendjen aktuale në Shqipëri, Bushati deklaroi se jemi të përgjegjshëm për situatën dhe […]