Covid-19, Manastirliu: Në vjeshtë-dimër dyfishojmë kapacitetet spitalore

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 19 Seconds

“Urgjencat kirurgjikale gjatë periudhës së vjeshtë-dimrit është vendosur të jetë në spitalin universitar të Traumës, pas eksperiencës së mirë në muajt e epidemisë, ku nuk pati vatra të infektimit në këtë spital”, deklaroi Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu gjatë inspektimit të Urgjencës së Spitalit të Traumës.

Manastirliu shprehu se me planin vjeshtë-dimër, kur pritet dhe sezoni i gripit dhe COVID-19, sistemi shëndetësor po përgatitet me kapacitete të shtuara për të përballuar situatën.

“Në strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit dhe në planin tonë aktual ne jemi të përgatitur që të dyfishojmë kapacitetet e shtretërve për të përballuar jo vetëm COVID19 por dhe për rastet që do të jenë me grip, pasi mund të ketë një mbivendosje dhe do të ketë edhe më shumë flukse në spitalet tona. Paralelisht po vijon lufta e përditshme e terrenit, për të testuar çdo kontakt, në mënyrë që të kufizojmë zinxhirin e përhapjes së infeksionit”, tha ministrja.

Gjatë inspektimit në Spitalin Universitar të Traumës, Manastirliu pohoi se në total janë 500 shtretër në dispozicion të trajtimit të rasteve në katër spitalet COVID si dhe do të dyfishohen shtretërit, duke përfshirë edhe disa spitale rajonale nëse do të jetë e nevojshme.

Lidhur me burimet njerëzore, Manastirliu tha se janë punësuar 150 profesionistë të shëndetit në dy spitalet COVID, të cilët po punojnë dhe janë duke u përgatitur për nevojën e strukturës së COVID 3 dhe COVID 4.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 53 të shëruar, 152 raste të reja, 2 humbje jete në 24 orët e fundit

“Urgjencat kirurgjikale gjatë periudhës së vjeshtë-dimrit është vendosur të jetë në spitalin universitar të Traumës, pas eksperiencës së mirë në muajt e epidemisë, ku nuk pati vatra të infektimit në këtë spital”, deklaroi Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu gjatë inspektimit të Urgjencës së Spitalit të Traumës. Manastirliu shprehu se me planin […]